Brukseli shton mundësitë e studimit për studentët shqiptarë

826
Sigal

Një nga universitetet më të mirë në Europë, Universiteti i Lirë i Brukselit VUB, ka hapur një pikë informacioni për të rinjtë shqiptarë që duan të bëhën pjesë e këtij universiteti.

Ky universitet, që numëron mbi 50 programe në gjuhën angleze në nivelet master, bachelor dhe doktoraturë, ka njoftuar hapjen e kësaj pike kontakti që do të lehtësojë procedurat për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe në të trojet e tjera shqipfolëse.

Themeluesi i kësaj pikë kontakti, Arlind Cara është shprehur se kjo zyrë do të shtojë ndjeshëm mundësitë për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në të gjitha ciklet studimore si bachelor, master dhe doktoraturë. Aktualisht Belgjika është ndër vendet me tarifat më të ulëta studimore në Europën perëndimore dhe i njohur ndërkombëtarisht për standartet e larta mësimdhënëse jo vetëm në kontinentin europian, por edhe më gjërë.

https://international.vub.be/sq/

https://www.facebook.com/VUB-Albanian-Contact-Point-107150727402218/?modal=admin_todo_tour