Vladimir MICI/ Pushtetarët që hodhën në rrugë naftëtarët

851
Sigal

Pushteti është  kundër qytetarëve, sepse ua ka bërë jetën më të shtrenjtë dhe në veçanti kundër naftëtarëve

-Në vitin 1992 kjo industri numëronte mbi 40,000 të punësuar

-Sot jemi në kushtet, kur ky prodhim është mbi 1.3 milion ton

-Numri punonjësve  rreth 5,500 vetë së bashku me koncesionarët

– Pas privatizimit për tre vjet  pronarët e rinj duhet të investonin  250 milionë dollarë, por…

– Për çdo 15 mijë dollarë duhet të hapej një vend pune. I binte që ARMO duhet të shtonte fuqinë punëtore me 16 500 punonjës

– Të paktën 1000 vende pune duhet të ishin shtuar

– Kur prodhimi i naftës ishte 750,000-800,000 ton, numri i punonjësve ishte 40 mijë

– Armo është e zhytur në borxhe tek Credins Bank

– VKM nr. 275 datë 26/04/2010 ka qenë thika më e madhe pas shpine, që qeveria i ka ngulur naftëtarëve

A ka dështim më të madh kur shteti rezulton me këto shifra:

Eksportet e naftës bruto për vitet 2008-2012 arrijnë në 2,992,468 ton, ndërsa importet e Karburantit arrijnë në për vitet 2008-2012 në 2,242,603 ton

-Pushteti është  kundër qytetarëve, sepse ua ka bërë jetën më të shtrenjtë dhe në veçanti kundër naftëtarëve, se i hodhi në rrugë për interesa klienteliste, duke na kthyer në kohën për të cilët flet filmi “Gjeneral Gramafoni”.

Vladimir Mici

Pedagog  në UMSH

Industria e naftës, që pas viteve ‘90 i është nënshtruar një transformimi  rrënjësor, deri në atë pikë, ku ajo nuk njeh më veten. Në vitin 1992 kjo industria numëronte mbi 40,000 të punësuar, ndërsa sot,  nuk i kalon 5,000 vetë së bashku me ARMO-n. Nga viti 1990 e prapa prodhimi i saj ka kaluar në një kalvar zbritjesh e rritjesh prodhimi. Sot jemi në kushtet, kur ky prodhim është mbi 1.3 milion ton dhe numri punonjësve  rreth 5,500 vetë së bashku me koncesionarët. Pra janë mbyllur jo pak, por 39,000 vende pune.  Nëse në fazën e parë kjo u mendua si efekti I ndryshimit të modelit ekonomik, problem I ristrukturimit të fuqisë punëtore është bërë politik dhe në shërbim të interesave  partiake dhe personale, madje, edhe në kundërshtim me ligjet e vendosura pas vitit 2005. Përse thuhet se qeveritë pas vitit 2005 e në  vijim, përfshi edhe sot  veprojnë kundër naftëtarëve. VKM nr.784 datë 15/09/2006 “Për ristrukturimin e Shoqërive tregtare  me kapital shtetëror “Albpetrol sha., Servcom sh.a dhe Transnafta  sh.p.k” ka  pasojë prishjen e tyre dhe çregjistrimin nga QKR. Nga ky vendim Albpetrol sha nuk ju shtua numri i punonjësve i këtyre shoqërive. De fakto, ky bashkim duhet të rriste fuqinë punëtore. Në fakt  kjo barre I kaloi ALBETROL sha. Në këtë moment Albpetrol sha ndodhej me një mbingarkesë të fuqisë punëtore. Nga 4045 ne 4373 punonjës.(pra i largoi këta punonjës). VKM nr 261 datë 27/02/2008  “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi I ristrukturimit të ARMO sha Tiranë dhe  Albpetrol sha Patos” , qeveria  pasi i dha Vb dy kompanive te huaja dhe përgatiti shitjen e ARMO-s hoqi nga puna  në ALBPETROL,  1100 punonjës. Një numer I tille preku edhe ARMO-n në prag të privatizimit. Në ketë moment realisht numri i punonjësve duhet te binte nga sipas programit ne  2945 punonjës në Albpetrol dhe sipas  efektit të bashkimit më  VKM e vitit 2006 në  3,318 punonjës.

Ndërsa ARMO…

Ndërsa ARMO nga ana tjetër do të shtonte fuqinë punëtore pas privatizimit pasi për tre vjet  pronarët e rinj duhet të investonin  250 milionë dollarë. (Duke bërë një përllogaritje që për çdo 15 mijë dollarë duhet të hapej një vend pune i binte që ARMO duhet të shtonte fuqinë punëtore me 16500 punonjës. Të paktën 1000 vende pune duhet të ishin shtuar. Asgjë nga këto nuk ndodhi, investimet nuk u kryen dhe asnjë punonjës nuk u shtua. Përkundrazi kompania ndodhet në prag kolapsi me borxhe të shumta. VKM nr. 275 datë 26.04.2010 “Për ristrukturimin e shoqërive tregtare me Kapital shtetëror Albpetrol sha Patos, Uzina mekanike Patos Sh.p.k dhe Uzina mekanike e naftës Kuçovë sh.p.k (ndërkohë që vendimi  nuk përcakton  mbyllje të vendeve të punës së Shoqërisë Albpetrol”  largon nga puna  1044 punonjës. (mbyllen kështu qendra e prodhimit të naftës Marinëz dhe reduktohen QPN Ballsh, Sheqishtë  e QPN Patos). Kjo sepse iu kaluan Bankers Petroleum puset dhe zonat, ku kishte aktivitetin këto qendra. Pas këtij akti numri  I punonjësve në  Albpetrol duhej të ishte  1896 punonjës.

Çfarë ndodhi në vitin 2012?

Në vitin 2012, po ky shtet me VKM  nr 106 date 01/02/2012 “Për Trajtimin  e Punonjësve , që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të shoqërisë Albpetrol sh.a,  PATOS”.  Nga ky vendim janë  për t’u hequr nga puna 1044 punonjës të tjerë. Ky proces vijon nga kjo qeveri, pavarësisht se VKM ishte marrë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Çfarë ka ndodhur shtrohet pyetje? Çdo dy vjet një vendim.

Çfarë krimi kishin bërë naftëtarët ndaj shtetit?.

Kur prodhimi i naftës ishte 750,000-800,000 ton, numri i punonjësve ishte 40 mijë. Sot prodhimi i naftës është 1.3 milion ton  dhe numri i punonjësve nuk kalon 5,000 mijë së bashku me ARMO-n dhe shoqëritë koncesionare. Çfarë është bërë me këto fonde pagash të çliruara? Ku kanë shkuar, sepse në kohën, që prodhimi ishte 800 mijë ton, 75% e të ardhurave bruto(Vitet 93-96) shkonin në çdo lloj forme tatimi në shtet?. Po sot sa shkojnë? Përse kryhet privatizimi apo dhënia me koncesion nga një qeveri?

Teorikisht çdo masë, që merr qeveria në drejtim të pronës publike synon:

1-      Të stimulojë prodhimin vendas duke ua bërë shtetasve të saj jetën më të mirë dhe më të lirë.

2-      T’u siguroje mundësitë e punësimit duke shtuar hapësira të reja dhe jo duke mbyllur vende pune.

3-      Të rrisë të ardhurat tatimore

Po çfarë ka ndodhur në fakt, me këtë industri  nga Privatizimi dhe dhënia me koncesion:

1-      Kemi një Kompani ARMO të falimentuar, që së bashku  me Credins Bank përbëjnë piramidën e re si ato te vitit të mbrapshtë 1997. Punonjësit s’marrin pagat, dhe janë në prag të pushtimit dhe shkatërrimit të Uzinave, që kjo kompani ka. Armo është e zhytur në borxhe tek Credins, që një zot e di pse ia ka dhënë dhe me çfarë kushtesh ia ka dhënë dhe nga ana tjetër qeverinë që e ka lejuar, të marrë këto kredi. Albpetrol s’ka asgjë, veçse disa puse dhe punonjës në organikë dhe një mal me asete në inventar.

2-      Kemi një reduktim drastik të hyrjeve buxhetore të TVSH -s, sepse eksportet zënë 95% të naftës brut (mbi to nuk aplikohet TVSH,.tatimeve mbi të ardhurat, sigurimeve shoqërore, vonesa në pagimin e detyrimeve.

3-      Kemi një hedhje në rrugë masive të punonjësve. Vetëm për periudhën Tetor 2005-Maj 2013 janë hedhur në rrugë jo pak, por vetëm nga Albpetrol 2800 punonjës. Janë duke u hedhur edhe 1000 të tjerë.

4-      Nga zbatimi  VKM dhe marrëveshjeve të paligjshme, sot Albpetrol duhet të kishte vetëm 75 punonjës. Ndërkohe ajo  pritet të jetë në rendin e 2000 punonjësve. Kjo si rezultat I akrobacive politike, që e kanë parë Albpetrol-in si një vend, ku mund të punësojnë militantët e çdo partie në pushtet apo koalicion.

Sipas Interpretimit të tabelës së mëposhtme, vërehet loja e politikës mbi punonjësit e Albpetrol:

A-     Punonjës  total shoqërie   me ristrukturime   4671 punonjës

B-     Punonjës të pushuar në fakt                        2799 punonjës

C-     Punonjës që duhet të mbesnin në shoqëri       1,872 punonjës

D-      Punonjës të zëvendësuar me militantë        1033 punonjës

E-       Punonjës të shtuar Tetor 2005-Maj 2008   1,659 punonjës

F-      Nga shoqëritë e përthithura                         626 punonjës

G-     Nga punonjës të rinj                                1140 punonjës

H-     Punonjës në fakt                                     2905 punonjës

I-        Zvogëlimi i fuqisë punëtore (tetor 2005- Maj 2013) 1140 punonjës

J-       Nr. për t’u pushuar nga  VKM nr 106 datë 01/02/2012  1033 punonjës.

Ky numër punonjësish që pushohen apo shkurtohen në vitin 2010  është pikërisht zbatimi I VKM nr 261 datë 27/02/2008. VKM nr 275 date 26/04/2010 ka qenë thika  më e madhe pas shpine, që qeveria I ka ngulur naftëtarëve. Por kjo nuk mbaron me kaq. Ky vendim ogurzi në shkelje flagrante me kodin e punës u ka mohuar këtyre punonjësve vjetërsinë e punës me pretendime absurd dhe duke përdorur gjykatat politikisht, i la pa marrë vjetërsinë e punës duke i hedhur në rrugë të madhe. Ajo që e bën më të rëndë situatën, është fakti, që janë larguar punonjësit më të vjetër dhe vjetërsia mesatare  e punonjësve të larguar llogaritet 28 vjet. Ata largohen më të varfër me shtetin kundër.

Sot kjo pjesë e shoqërisë….

Sot kjo pjesë e shoqërisë është më e varfër megjithë kontributin më të madh. Kjo pjesë sot po proteston për pagat e pamarra, për hedhjen në rrugë, për uzina, që nuk punojnë vetëm dhe vetëm nga vendime  këto të gabuara. Ajo që çudit më tepër është se këto janë zonat më të varfra të Shqipërisë. Atje ku janë mineralet dhe pasuritë nëntokësore, atje edhe varfëria është sheshit. Sikur Fieri të mos ishte Myzeqe do të ishte një tmerr. Kuçova është një qytet që shtrihet mbi naftë dhe varfëria lexohet në sytë e çdo qytetari. Ngjajmë më keq se vendet afrikane. Kujt ti ankohen qytetarët naftëtarë. Me votë rrëzuan një qeveri, që I ka keqpërdorur. Radha nuk është thjesht rrëzimi i qeverisë së radhës. Është më shumë se kaq. Përse do t’i duan këto modele ekonomik?

A ka dështim më të madh kur shteti rezulton me këto shifra:

Eksportet e naftës bruto për vitet 2008-2012 arrijnë në 2,992,468 ton, ndërsa importet e Karburantit arrijnë në për vitet 2008-2012 në 2,242,603 ton. Ajo që i dallon është se ndërsa vlera e eksportit arrin në vlerën e 1,257 milion dollarë amerikanë, vlera e importeve të karburantit arrin në 3,700 milionë dollarë amerikane , pra me një efekt negative prej 2,443 milionë dollarë apo 1,756 milionë euro. Nëse kjo sasi nafte do të përpunohej në Shqipëri atëherë, përveç punësimit, monedha Shqiptare do të forcohet sepse oferta për valutë do të binte pikërisht me këtë sasi, parash. Dhe në vend të borxhit nuk do ulërinin se s’kemi para, duam borxh dhe  FMN. E gjithë sa u tha më sipër ka për faktor pushteti është  kundër qytetarëve, sepse ua ka bërë jetën më të shtrenjtë dhe në veçanti kundër naftëtarëve, se i hodhi në rrugë për interesa klienteliste, duke na kthyer në kohën për të cilët flet filmi “Gjeneral Gramafoni”. Mos presin pushtetarët të thuhet “Plasi në Kuçovë“ që të venë mend. Do të jetë shumë vonë.

Shënim : Të dhënat mbi eksport -importet e mara nga OPEN Data.