Vendi në mjerim, 541 mln. euro fluturojnë nga Shqipëria

728
Sigal

FITIMET/ Banka e Shqipërisë fsheh burimet e oligarkëve që transferuan brenda vitit 541 mln. euro me arsyetimin, “për arsye konfidenciale”. Në 10 vitet e fundit koncesionarët e minierave, naftës, ndërtimit dhe pasurisë kombëtare kanë nxjerrë nga Shqipëria mbi 3.4 miliardë euro me të cilat do rriteshin 100% pensionet e qytetarëve. Origjina e fshehtë e kompanive, pastrimi i parave dhe largimi i investitorëve të ndershëm europian

Vendi në mjerim, oligarkët transferojnë jashtë 541 mln euro; 3,4 mld euro në 10 vjet. Me këtë vlerë pensionet do të rriteshin me 100%

Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019, me një rritje vjetore mbi 44%. Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme, sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakontë e tyre.

1-Edhe milionat “fluturojnë’: Vendi në mjerim

Kriza ekonomike ka bërë që qytetarët shqiptarë të jetë në kulmin e varfërisë duke marrë parasysh, rrogat dhe pensionet e ulëta, që mezi dalin për të blerë ilaçet. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, dhe ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Sikur të mos majftonin këto të ardhurat e bizneseve që mund të përdoren për të rritur ekonomin fluturojnë jashtë vendit. Shteti nuk merr asnjë masë, siç ndodh në vende të tjera ku transferimi i shumave të mëdha të bizneseve tatohet deri në 60% dhe në të kundërt, pra në paratë investohen po në vend të këtë masa lehtësuese me taksat. Investimet do i jepnin një frymëmarrje mirëqenies të familjeve pasi do të hapeshin vende pune, dhe vetë shteti do të përfitonte nga pagesat e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Përpos kësaj referuar raporteve ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore qytetarët shqiptarë janë në ndër më të varfërit në Rajon dhe botë, fakt që tregon se të gjithë këto miliona është e vështirë të jenë transferuar nga qytetarë të thjeshtë. Kjo nxit dyshime se janë oligarkët dhe zyrtarët që e përdorin Shqipërinë si një vend transit për të pastruar paratë e tyre, dhe për t’i pasur më kollaj për t’i lëvruar jashtë vendit.

Shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit po rriten me shpejtësi nga viti në vit. Treguesi, veç të tjerash, është një pasqyrë e transferimeve të cash që është krijuar brenda vendit në mënyrë jo të ligjshme për blerjen e banesave jashtë vendit.

Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB), INSTAT raportoi se, në vitin 2020, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 65 miliardë lekë, ose 541 milionë euro, me një rënie 6% në krahasim me vitin 2019. Rënia duket se vjen për shkak të pandemisë Covid-19, kur e gjithë bota ishte nën kufizime të ashpra në lëvizje. Por me gjithë këto kufizime, shqiptarët arritën të nxjerrin një sasi të konsiderueshme fondesh jashtë vendit për blerjen e banesave, niveli më i lartë historik, duke përjashtuar vitin 2019.

Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019, me një rritje vjetore mbi 44%. Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme, sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakontë e tyre.

Rreth 64% e fluksit total ka ardhur nga burime anonime përsa i përket origjinës së vendit. Kjo peshë që përkon me  vlerën e 215 milionë euro figuron e “fshehur” në  bilancet zyrtare të Bankës së Shqipërisë nën motivacionin “të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Gjatë periudhës 2010-2020, shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit arritën në 412 miliardë lekë ose rreth 3.4 miliardë euro me kursin aktual të këmbimit.

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë. Pas këtij viti shpenzimet për blerjen e pronave jashtë vendit u rritën me shpejtësi, sipas të dhënave zyrtare.

Gjatë periudhës 2008-2013, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Nga viti 1996 deri në vitin 2020, shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë euro.

Në Shqipëri dhe në Rajon, fenomeni i blerjes së pronave jashtë vendit nëpërmjet parave jo të ligjshme është mjaft i përhapur. Mungesa e alternativave për investim dhe prirja për të diverstifikuar pasurinë ka bërë që shumë shtetas shqiptare të investojnë në prona jashtë.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria ka grumbulluar vetëm 35 pikë nga 100 pikë në total, duke u renditur në vendin e 110, si ndër vendet më të korruptuara nga 180 vende të marra në konsideratë. Shqipëria ka rënë 6 vende në një vit në renditjen globale.

Ekspertë të pastrimit të parave pohojnë se: paratë e korrupsionit në Shqipëri që kanë pas zyrtarë publik dhe shtetas të tjerë që zakonisht përdorin kanalet e investimeve në prona e depozita bankare jashtë vendit. Në të kundërt grupet e krimit të organizuar, që ushtrojnë aktivitet jashtë vendit sjellin një pjesë të parave në vendin tonë.

2-Më shumë se gjysmës së investimeve të huaja në Shqipëri nuk u dihet origjina

Stoku total i investimeve të huaja në vendin tonë deri në gjysmën e parë të vitit fiksohet pranë rreth 10.3 miliardë eurove. Por origjina e shumicës së këtyre parave është e panjohur.

Që nga prilli deri në fund të qershorit në Shqipëri kanë hyrë të deklaruara si investime të huaja direkte rreth 337 mln euro. Shifra e shërbyer nga Banka e Shqipërisë flet për një rekord të periudhës, të paktën që prej 2014-s kur këto të dhëna u grupuan në të njëjtin format të BSH-së.

Në tremujorin e parë të vitit kjo vlerë fiksohej pranë 293 milionë eurove. Edhe kjo shifër është më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Stoku total i investimeve të huaja në vendin tonë deri në gjysmën e parë të vitit fiksohet pranë rreth 10.3 miliardë eurove.

Por origjina e shumicës së këtyre parave është e panjohur.

Rreth 64% e fluksit total ka ardhur nga burime anonime përsa i përket origjinës së vendit. Kjo peshë që përkon me  vlerën e 215 milionë euro figuron e “fshehur” në bilancet zyrtare të Bankës së Shqipërisë nën motivacionin “të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Edhe ky rast është një rekord. Nga analiza e të dhënave që prej vitit 2014, mesatarja tremujore e flukseve të investimeve të huaja direkte -konfidenciale fiksohet pranë rreth 54 milionë eurove. Kurse në tremujorin e dytë të vitit, investimet anonime nga jashtë në vendin ishin rreth 4 herë më të larta se mesatarja e tyre historike.

Pasqyra e Bankës së Shqipërisë, tremujorin e dytë të vitit, na prezanton edhe një surprizë tjetër. Ajo është Turqia. Flukset e investimeve nga ky vend për herë të parë kanë zbritur në territor negativ, prej rreth -91 milionë eurosh.

Historikisht, Turqia ka qenë në krye të listës së shteteve të origjinës së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Në tremujorin e parë të këtij viti, Turqia pozicionohej në vend të tretë.

Për të dytin tremujor me radhë, investimet e etiketuara si “të tjera për arsye konfidencialiteti” renditen në krye të listës së flukseve të IHD-ve në vendin tonë. Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia, e cila në tremujorin e parë renditej në vend të 5-të. Holanda pason në vend të tretë, ndjekur nga Gjermania, Austria, Kosova, SHBA, Franca, Zvicra dhe Qipro.

Fatin e Turqisë, e shikojmë të shprehur edhe në shifrat e Serbisë, e cila ka dalë nga “Top 10-shja” krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Ekspertë të pastrimit të parave pohojnë se, paratë e korrupsionit në Shqipëri që kanë pas zyrtarë publik dhe shtetas të tjerë që zakonisht përdorin kanalet e investimeve në prona e depozita bankare jashtë vendit. Në të kundërt grupet e krimit të organizuar që ushtrojnë aktivitet jashtë vendit sjellin një pjesë të parave në vendin tonë.

3-Organizatat kriminale pastruan paratë në prona të paluajtshme

 

Investimin në pasuri të paluajtshme është i njohur për rrezikun e lartë që mbart si mjet për kryerjen e pastrimit të parave. Zinxhiri i transaksioneve në dukje u përdor për të fshehur origjinuesin e të ardhurave.

Raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP)2020, zbardhi të paktën pesë tipologji, ku një ndër to, është edhe ajo e pasurive të paluajtshme, të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligjzbatuese, pasi një person i njohur për organet ligjzbatuese për përfshirjen në veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për lidhjet e tij me persona me precedentë kriminalë, ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta të pasurive të paluajtshme (shiko Tipologjinë II). Raporti jep në detaj: mënyrën sesi janë kryer transaksionet, përfshirja e shtetasve të ndryshëm dhe elementet e përdorura.

Në një tjetër tipologji, përmendet rasti i personave të ekspozuar politikisht përmes skemave të paqarta të huamarrjes nga një drejtues i lartë i institucioneve publike, me qëllim final marrjen e një lejeje, duke fshehur gjurmët. Ky individ kishte lidhje me një ish-person të ekspozuar politikisht (shiko skemën e detajuar më poshtë, në Tipologjinë 4)

Sipas raportit të DPPPP, përfshijnë edhe raste tipike të zbuluara më parë, të lidhura me bizneset fiktive, raste të korrupsionit apo edhe risqet, që vinin nga pandemia e COVID-19. Lidhur me rrezikun në kohën e pandemisë, edhe vetë Moneyval nxiti institucionet monitoruese në vendet që janë pjesë e tij që të jenë vigjilentë për rrezikun e pastrimit të parave përmes kanaleve, të cilat mund të ofroheshin në një situatë pandemie.

Transferta të dyshimta gjatë periudhës Covid-19

Shtetasit A, B, C, të dyshuar më herët për përfshirje në veprimtari kriminale, themelojnë në prill të vitit 2020, shoqërinë Y, e cila sipas objektit të veprimtarisë do të shiste teste për Covid-19.

Nisur nga profili i shtetasve, u kryen verifikime të mëtejshme nga ku rezultoi se shoqëria Y nuk kishte kryer importe të produktit objekt shitje.

Bazuar në:

– Zinxhirin e transaksioneve pa një arsyetim logjik dhe ekonomik dhe rritjen fiktive të çmimit të pajisjeve të blera dhe të rishitura te kompani të ndryshme me të njëjtin pronar përfitues;

– Shfrytëzimin e periudhës së Covid-19;

– Përfshirjen e personave me profil të dyshimtë; krijonin dyshimin se kishim të bënim me një skemë të pastrimit të parave. Informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit sipas monitor.

 

4-Jo vetëm emigracion! Edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit

som

Arratisen dhe bizneset shqiptare, pas bizneseve më të mëdha nga vendet e BE-së i “vënë drynin” aktiviteteve në Shqipëri, mbyllen 141 kompani me më shumë se 50 punonjës, kryesisht në fushën e industrisë dhe biznesit.

Rreth 600 biznese aktive shqiptare operojnë në tregun e Kosovës duke financuar me rreth 60 milionë euro. Sipas raportit të Bankës së Kosovës, Shqipëria arrin të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë.

 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2022, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i lartë qysh prej vitit 2011. Në pjesën dërrmuese, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit, ndërsa një pjesë më e vogël ka shkuar në formën e huave të dhëna për kompanitë bija.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2022, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 282 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për 6-mujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 30.4 milionë eurove, në rritje me pothuajse 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

5- ODA: Në 2021 nga Shqipëria dolën 7.6 mld euro, në tre mujorin e parë 2022 mbi 1.9 mld

Open Data Albania po analizon flukset korrente të parasë, që dalin nga Shqipëria sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Bilanci i pagesave është dokumenti bazë ku prezantohen marrëdhëniet e vendit më jashtë, dhe çdo transaksion ekonomik e financiar i vendit me botën që e rrethon. Flukset dalëse mund të jenë më të larta seç reflektohen në shifrat zyrtare, pasi një pjesë nuk regjistrohen dhe deklarohen duke bërë kalim në rrugë informale.

Në 2021 shënohen si flukse dalëse korrente në kanale zyrtare rreth 7.6 miliardë euro, ndërsa në 2010 regjistroheshin 4.9 miliardë euro, pra një rritje me 54 përqind. Këto flukse dalëse vjetore kanë një peshë relativisht të lartë, mesatarisht janë sa një e dyta (1/2) e vlerës së prodhimit të brendshëm bruto në vend. Në tremujorin e parë 2022, u shënuan flukset dalëse të regjistruara mbi 1.9 miliardë euro. Këto flukse monetare të dala jashtë vendit rezultojnë 30 përqind më të larta se në 2021, krahasuar me tremujorin e parë të 2010 janë dyfishuar.

Referuar qëllimit të kryerjes së këtyre transaksioneve dhe transferimeve vërehet se flukset dominuese janë për blerje mallrash jashtë vendit, që përbëjnë rreth 60 përqind të flukseve dalëse. Në 2021 rreth 5 miliardë euro ishin flukse dalëse për import mallrash, 35 përqind më të larta se në 2020. Përveç rikuperimit në 2020 nga pandemia, rritja i atribuohet edhe rritjes së çmimeve ndërkombëtare.

Flukset më të larta që individët rezidentë jo të përhershëm në Shqipëri dërgonin në vendet e tyre kanë rezultuar në 2010 në masën 7 milionë euro, ndërsa vitet pasuese shfaqen në rënie në 6 milionë euro e deri në vlerë e ulët 1 milionë euro në 2017.

Flukset dalëse gjeneruar nga puna kanë një peshë të ulët ndaj flukseve totale më pak se 1 përqind, kjo ka qenë në vlerë 10 milionë euro në 2011 si më e ulëta në vite dhe 35 milionë euro vlerë më e lartë e shënuar në 2013.

Pas 2013 dominon trend rritës i flukseve dalëse, me vlerën më të lartë në 2021 rreth 590 milionë euro ose 8 përqind e flukseve totale. Gjatë periudhës së shqyrtuar rritja në flukset nga investimet tejkalon 60 përqind.

 

  1. Tremujori i parë i vitit shënoi 30% më shumë para në dalje krahasuar me periudhën 2021.
  2. Në tremujorin e parë 2022, u shënuan flukset dalëse të regjistruara mbi 1.9 miliardë euro, krahasuar me tremujorin e parë të 2010 janë dyfishuar.
  3. Në 2021 regjistrohen 6 milionë euro si transferta shtetërore.