TEC-i i Vlorës dhe SPAK – korrupsioni i publikuar nga BB-re

770
Sigal

Banka Botrore  ka publikuar  raportin investigativ lidhur me projektin korruptim dhe jashtë standardeve teknike të TEC-it të Vlorës i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar 130 milion USD. Korrupsioni i zbuluar nga BB dhe mospërputhshmëria sipas kritereve të Konventës së Aahrus-t duhet të jenë objekt i nisjes së hetimeve nga SPAK. Ja  faktet tronditëse

TECi i Vlorës dhe SPAK – Korrupsioni i publikuar nga Banka Botërore

Lavdosh Ferruni

 

SPAK duhet ta filloj punën me korrupsionin e madh me TECin e Vlorës, ndoshta më i madhi lidhur me impaktin në taksapaguesit shqiptar, që deri tani është fshehur nga të gjitha qeveritë, gjoja me një difekt teknik. Qeveria vazhdon të fshehë këtë korrupsion duke hapur herë pas here tendera për rikonstruksion. Natyrisht duke njohur fenomenin e korrupsionit në Shqipëri nuk mund të mos vlerësojnë minimalisht një raport të investigimit të vetë Bankës Botrore.

Është njësia e pavarur brenda Grupit të Bankës Botrore, e cila investigon korrupsionin në projektet e financuara nga Banka Botrore, që ka botuar në Mars të vitit 2018 raportin e saj investigativ lidhur me projektin e TECit të Vlorës (http://documents.worldbank.org/curated/en/255391520630989687/pdf/123708-repl-Albania-PSRRP-PSGRP-Redacted-Report-FINAL.pdf?fbclid=IwAR2mxIzAze4atERHrNdiI9gBenwOU-t3ki-VqB7hRdSLteOqn0RTGOqt8rE ).

Raporti gjen si shkelje Kompaninë A e cila i ka financuar fshehurazi kompaninë B në këmbim të shërbimeve konsulente për fitimin e tenderit. Banka Botrore ka vendosur saksione për Kompaninë A.

Në Shqipëri ka pasur një heshtje totale për këtë korrupsion, ndoshta i pari në Shqipëri, në këto përmasa, që ka rënduar xhepat e taksapaguesve Shqipëtar për 130 milion dollarë, dhe që vazhdon ta rëndojë duke paguar njerëz për një vepër që jo vetëm nuk punon, por as nuk duhet të punoj, për shkak se si konfirmon edhe Paneli i Inspektimit të Bankës Botrore se ka pasur shkelje qysh në përcaktimin e vendit në gjirin turistik të Vlorës dhe pranë Parkut Kombëtar të Nartës. Edhe Komiteti i Përputhshmërisë i Konventës së Aahrusit ka raportuar papërputhshmërinë me Konventën e Aahrus-it.

Për më shumë:

https://mjedisi.al/teci-i-vlor%C3%ABs-monumenti-m%C3%AB-madh%C3%ABshtor-i-korrupsionit-eee227c1ab61