Vrasja e Oliver Ivanoviç, avokati: Ka shumë pamje që tregojnë gjithë skenën!

485
Sigal

Avokati Mahmut Halimi, ka thënë se ka shumë pamje ku shihet se si u vra Oliver Ivanoviç, si ra në tokë e si u largua vetura nga vendi i ngjarjes.

Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiç, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ka thënë se ka pamje të kamerave që tregojnë qartë se si u vra Ivanoviç.

Në një prononcim për portalin serb “Kosovo-Online”, transmeton lajmi.net, Halimi ka thënë se, në aktakuzën e klientit të tij nuk ka asnjë provë kundër, por që sipas tij, në provat e mbledhura ka edhe pamje të sigurisë së kamerave dhe se në këto pamje shihet qartë edhe momenti i vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe momenti kur ai bie në tokë pas të shtënave me armë.

Ai për herë të parë ka pranuar se ekzistojnë provat dhe pamjet e kamerave për këtë.
“Dorëzimi i kamerave të sigurisë si provë materiale është mjaft profesionale dhe kjo për mua është shumë e domosdoshme.

Unë i kam shikuar dhe analizuar shume materialet dhe në asnjë incizim të kamerave që kam parë deri më tani nuk dëshmon se në ato pamje shihet njëri nga klientët e mi. Në këto pamje shihet i ndjeri Oliver Ivanoviç, por nuk shihet se kush e ka vrarë atë.

Gjithashtu, në kohën e vrasjes, në kthesë të rrugës shihet pak automjeti, por fytyrat e personave nuk mund të shihen dhe janë të paidentifikuara”, tha Halimi për “Kosovo-Online”, i cili shtoi se në këto pamje shihet vetëm automjeti që kalon dhe personat nga brenda gjuajnë me armë mbi Ivanoviçin.

Theksojmë se politikani serb, Oliver Ivanoviqç, ishte vrarë në janar të vitit 2018, në hyrje të zyrës së partisë së tij.