Supergjobat, 10-fishohen për biznesin e vogël, masa të rrepta në rast se shkelen rregullat

648
Biznesi i vogël do të për ballet me masa të rrepta në rast se do të shkelë rregullat e tregut. Nga 12 nëntori, gjobat për bizneset e vogla do të dhjetëfishohen, madje, shkelësit e ligjit rrezikojnë të përfundojnë në burg. Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore janë botuar në Fletoren Zyrtare, ku parashikohet që çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.
MOSDEKLARIMI I PUNONJËSVE 
Nëse nga verifikimi dhe Ornela Manjani kontrolli, në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të ardhur përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131 të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.
GJOBAT 10 MILIONË
Tatimpaguesi që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjëhershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mbajë në ruajtje, të përdorë apo të transportojë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131 të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.
Përjashtim; për të gjithë tatimpaguesit, të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetëdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, sipas nenit 53 të këtij ligji, brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 4 të këtij neni. Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas pikave 1, 2 dhe 4 të këtij neni, është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore.
KUPONI
Për moslëshim kuponi, gjoba për biznesin e vogël 10- fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë. Nëse nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve: për çdo konstatim të kryer, me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten e paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 500 000 lekë dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për 6 muajt e fundit.
Sigal