Aleksandër Vuçiç: Nga MSA për Kosovën përfiton edhe Serbia

501
Nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës me BE-në, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë përpjekje ta përkthejë si një përfitim ekonomik edhe për Serbinë për të zgjeruar bizneset e saj në gjithë rajonin. “Vendimi i BE-së për të nënshkruar MSA-në me Kosovën është një vendim politik në të cilin Beogradi mund të ketë ndikim. Ky vendim erdhi pas vlerësimit se duhet të bëhet diçka në lidhje me paqëndrueshmërinë në Prishtinë”, tha Vuçiç. Vuçiç shtoi se Prishtina nuk i ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit, duke pasur parasysh gjykatën për krime lufte dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ka thënë medieve serbe se fakti që Kosova ka nënshkruar MSA-në si një shtet. “Nënshkrimi i MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së nuk do të thotë që të gjitha vendet e BE-së e njohin pavarësinë, dhe Kosova këtë dokument e ka nënshkruar si një entitet juridik, dhe jo si një shtet”, ka thënë Gjuriç, raporton Tribuna Channel. I ashtuquajturi “forcat opozitare patriotike” të Serbisë, gjatë një vizite të tyre në Rusi dhe Krime, kanë kërkuar që Rusia të përkrah një referendum kundër anëtarësimit të Serbisë në BE dhe humbjes së Kosovës.
Sigal