Shqiptarët dhe çdo bebe që lind ka peshqesh 4800 euro borxh nga qeveria

411
Sigal

Teksa qeveria pretendon se çdo fëmijë që lind merr shpërblim, nëse marrim parasysh rritjen e borxhit, gjyqet në arbitrazheve, borxhin e fshehur, PPP që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, shpenzimet e luksit, eurobondet, oblikacionet, letrat me vlerë, detyrimet e pashlyera nga vetë shteti etj. shuma e borxhit që çdo qytetar, pensionist dhe fëmijët që sapo lindin është rreth 6 milion lekë

 

Teksa qeveria pretendon që çdo fëmijë që lind merr shpërblim, nëse marrim parasysh rritjen e borxhit si pasojë erurobondeve, arbitazheve që kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare dhe 1 mld eurot e obligacioneve letrave me vlerë, rezulton se marin edhe një çek prej 4800 euro deri 5100 euro borxh 

 

Borxhi për frymë, pra pjesa që çdo shqiptar ka nga totali i detyrimeve të shtetit, ka pësuar rritje të ndjeshme e me ritme të shpejta vitet e fundit. Sa rrezikon të paguajnë taksapaguesit për gabimet që po kushtojnë shtrenjtë. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë .

Teksa qeveria pretendon që çdo fëmijë që lind merr 400 mijë lekë shpërblim, i dyti merr 800 dhe i treti merr 1 mln e 200 këto fëmijë nëse marrim parasysh rritjen e borxhit si pasojë erurobondeve, vendimeve në Gjykatën e Strastburgut, arbitazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare dhe 1 mld eurot e obligacioneve letrave me vlerë, rezulton se marin edhe një çek prej 4800 euro deri 5100 euro borxh.

Bazuar në borxhin publik të raportuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përfshirë edhe Eurobondin, çdo shqiptar, pavarësisht moshës apo gjinisë ka rreth 4100 euro borxh. Kjo vlerë është gati dyfishuar në krahasim me 2013-n, vit në të cilin detyrimet për frymë ishin në kuotën e 2500 eurove. Kjo do të thotë që për një familje me 4 anëtarë, borxhi arrin vlerën e 16 mijë e 400 euro.

Thellohen borxhet e qeverisë ndaj bizneseve dhe qytetarëve

Nëse i referohemi të dhënave të ministrisë së financave tregojnë se në muajin shtator  detyrimet e prapambetura u rriten duke kapur nivelin e 19.5 mld lekëve ose 159 mln euro nga 16 ,5 mln euro që ishin gjatë muajit gusht.

Po cilët janë faktorët që po krijojnë një gropë të madhe në financat e një prej popujve më të varfër në Europë? “Ndikojnë edhe faktorët demografikë, por rritja e borxhit ka vijuar pa u ndalur këtë periudhë. Në ndryshim nga vendet e rajonit ne kemi përjetuar edhe tërmetin. Por duhet të theksojmë që edhe performanca e ekonomisë nuk është aty ku duhet të ishte”, thotë studiuesi Flobenc Dilaveri.

Nga ana tjetër, pasja e borxheve të larta, a do të thotë më pak investime e shërbime për qytetarët? “Pa dyshim, por duhet dalluar niveli i investimeve që duhet të frenohet, mund të jenë investime të dyta ose të treta që nuk e kanë impaktin direkt në ekonomi”, thotë Dilaveri.

Referuar të dhënave nga “Financat” viti 2010 ka shënuar një vlerë të kënaqshme të borxhit për frymë, ku ky tregues ishte në vlerën e 20,22 eurove ndërsa detyrimet shtetërore nuk kalonin 61% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Përtej shifrave nga qeveria, institucioneve ndërkombëtare japin alramin

Përpos shifrave të nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në raportin më të fundit për Europën dhe Azinë qendrore, Banka Botërore sinjalizon se borxhi publik arriti në 81.3% më i larti në Europë. Mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri, ndërsa 33% e familjeve jetojnë vetëm me pension.

Deri në shtator 2020, borxhi  i marrë nga qeveria u rrit edhe me gati 1 miliard euro vetëm nga konferenca e donatorve që Rama e shiti si sukses dhe marrje ndihmash, por në realitet ato ishin borxhe

Vetëm në 8 vite për tenderat e luksit, udhëtimet, bileta avioni, shpërblime, hotele etj, janë harxhuar nga buxheti i taksapaguesve rreth 1.3 miliardë euro. Kjo është e paprecedentë, është e pafalshme dhe këtë borxh si edhe të tjerat do i paguajnë shqiptarët dhe bebet e porsalindura.

Borxhi i luksit qeveritar kap shifrat e 1.3 miliard euro dhe është  më i madh se ai që ka shpenzuar qeveria për fatkeqsitë nga tërmeti dhe covid -19.

Stoku i borxhit u rrit me 1 miliard euro brenda vitit 2020 duke thyer rekordin e borxhit publik, ndërsa për buxhetin fiktiv elektoral  të  2021, financat do të kenë një deficit prej  870 milionë euro dhe që do rimbursohen me borxhe të reja.

Raporti zyrtar i  KLSH-së i cili ka deklaruar se abuzimet dhe humbjet e krijuara nga qeveria e Rilindjes  që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet deri në fund të vitit 2020 kapin shifrat e rreth 7.2 miliard eurove. Koncesionet në buxhetin 2020 janë kryer pagesa për shërbime që nuk janë marrë.