Shoqata Çamëria: Akti i ambasadës greke në Tiranë, ndërhyrje diplomatike e paprecedentë

281
Sigal

Shoqata Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” kanë reaguar, pasi mediat greke shkruan se presidenti Meta provokoi me hartat e Çamërisë. Shoqata Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shprehen se ambasada greke, me deklaratat e saj, ka ndërhyrë diplomatikisht në mënyrë të paprecedentë.

Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”:

Shqiptarët në gjithë historinë që kur ajo ka filluar të shkruhet nga babai i historisë Straboni, por edhe nga autorë helen si Tukiditi, nuk ka asgjë për të fshehur apo harruar. Aq më pak shqiptarët e Çamërisë që jetonin dhe jetojnë akoma e kësaj dite në trojet e tyre kanë histori për të harruar.

Ekspozita me harta kryesisht të 2-3 shekujve më parë, nga historianë francezë, gjermanë, italianë janë pjesë e historisë së Europës. Është njësoj sikur të nxjerrësh hartat e Romës, Ilirisë, Bizantit, osmanëve, etj. Është i pa precedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve sovrane, sjellja dhe reagimi i përsësitur i ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Presidentit të Republikës. Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë. Është rasti për ti kujtuar ambasadës greke, që pse Greqia akoma nuk ka marrë ësnjë akt për heqjen e Ligjit të luftës me Shqipërinë, që nga viti 1940, një akt  ky i paprecedentë për dy vende fqinje, dy vende partnere të Natos dhe një vendi të BE-së.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, aneksimi i Çamërisë që në mars të vitit 1913, si akt i një nga padrejtësive më të mëdha historike të Shqiptarëve, që kulmoi me pastrim etnik dhe genocide, ku u shfaros 20 % e popullsisë dhe 80% e saj u dëbua me dhunë, që nuk mund të harrohen e aq më keq, krimet të parashkruhen.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje e ndryshimit të kufijve, por ajo kontraston e është e gjallë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut, te rikthimit të pronave, të varrezave njerëzore për mijëra viktima, etj.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti, rekordesh historike që buron nga Ligji nr 7839, datë 29.04.1991, të Parlamentit të Shqipërisë, që njeh 27 Qershorin e vitit 1944 si: “Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë”, si edhe Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, datë 8.04.2004, që obligon shtetin shqiptar në adresimin e zgjidhjes së saj.