Kursi i këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Paundi ndërsa Dollari humbet 1 pikë brenda natës

432
Sigal

Këtë të enjte monedha europiane shfaqet e qëndrueshme duke vazhduar sërish të blihet edhe sot me 123.4 lekë dhe të shitet me 124.10 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka humbur 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 105.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie prej 0.5 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 135.7 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë.

Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane është forcuar ditën e sotme pasi është blerë këtë të enjte me 114 lekë dhe është shitur me 115.1 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.