Rrogat milionere që marrin parazitët e administratës nga taksat e shqiptarëve

1210
Sigal

Emrat e këshilltarëve me pagat më të lartë, që vegjetojnë nëpër zyra dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Mbi 500 këshilltarë parazitë paguhen nga paratë publike një pjesë e të cilave drejtohen nga zyrtarë të korruptuar. Nga 120 mijë punonjës që kishte administrata në 2013, pas 8 vitesh ka arritur në rreth 190 mijë, duke punësuar tarafin e deputetëve, drejtorëve, kryebashkiakëve, klientëve të qeverisë, mikeshat e politikanëve, patronazhistë dhe militantë që i përdor nëpër fushata por që nuk paraqiten asnjëherë në punë

Emrat e këshilltarëve më pagën më të lartë, që vegjetojnë nëpër zyra dhe paguhen me taksat e pa bërë asgjë

Mbi 500 këshilltarë parazitë paguhen me paratë publike në zyrat e shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Babloku e ka marrë administratën me 120 mijë punonjës dhe pas 8 vitesh e ka fryrë dhe çuar në rreth 190 mijë, duke punësuar tarafin e deputetëve, drejtorëve, kryebashkiakëve dhe klientëve të qeverisë, si dhe një pjesë të militantëve që i përdor nëpër fushata zgjedhore. Rreth 80 % e administratës është parazitare, kur tufat e punonjësve vegjetojnë nëpër zyra dhe paguhen me taksat e shqiptarëve pa bërë asgjë.Një pjesë e punonjësve, kryesisht familjarët dhe mikeshat e politikanëve, nuk paraqiten asnjëherë në punë, por paratë u kalojnë në llogari.

Funksioni i këshilltarit rezulton një nga abuzimet më të mëdha të pushtetit korruptiv të Edi Ramës. Për shembull Monika Lubonja, e cila paguhet si këshilltare e Erion Veliajt, ka disa muaj që është izoluar në një emision televiziv. Ky është vetëm një ilustrim i degradimit të shtetit që ka ngritur klasa politike shqiptare. Sot po paraqesim një listë me këshilltarët në organet publike me pagën më të lartë. Rroga e tyre mujore vijon deri në 4 milionë lekë. Në krye të listës Eva Hyna, me 4 milionë lekë pagë mujore si këshilltare tek ERE, një ent publik që drejtohet nga Petrit Ahmetaj.Malvin Kaçaj, këshilltar në Kuvend, paguhet jo pak, por 3.6 milionë lekë në muaj. Më pas vijnë këshilltarët në Bankën e Shqipërisë me rreth 3 milionë lekë pagë mujore. Tek OSHEE, KESH, në Kryeministri, Kuvend, Presidencë etj., paratë e shqiptarëve bëhen ‘rrush e kumbulla’, duke bërë qoka dhe ndere, përmes pagesave si këshilltarë./Pamfleti

Këshilltarët më të paguar:

Eva Hyna, këshilltare tek ERE, 4 milionë lekë në muaj

Malvin Kaçaj, këshilltar në Kuvend, 3.6 milionë lekë në muaj

Elisabeta Gjoni, Banka e Shqipërisë, 3 milionë lekë në muaj

Miranda Ramaj, Banka e Shqipërisë, 3 milionë lekë në muaj

Fatos Ibrahimi, Banka e Shqipërisë, 3 milionë lekë në muaj

Enkela Idrizi, Banka e Shqipërisë, 3 milionë lekë në muaj

Aleksandra Kondi, këshilltare tek OST, 2.9 milionë lekë në muaj

Nuela Tuço, Gjykata Kushtetuese, 2.7 milionë lekë në muaj

Kaliona Nushi, Gjykata Kushtetuese, 2.6 milionë lekë në muaj

Mariglen Biti, këshilltar tek OST, 2.6 milionë lekë në muaj

Ermal Murati, këshilltar tek OST, 2.6 milionë lekë në muaj

Ceno Klosi, OSHEE, 2.6 milionë lekë në muaj

Brunilda Bara, Gjykata Kushtetuese, 2.5 milionë lekë në muaj

Jonida Kondili, Gjykata Kushtetuese, 2.5 milionë lekë në muaj

Pandi Laço, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Mirela Piranjani, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Ridvan Kaja, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Bassam Abulibdeh, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Eduard Elezaj, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Calvin Tiessen, KESH, 2.5 milionë lekë në muaj

Ana Shkëmbi, Ministria e Mbrojtjes, 2.5 milionë lekë në muaj

Dritan Sulçebe, Ministria e Mbrojtjes, 2.5 milionë lekë në muaj

Olta Aliaj, Gjykata Kushtetuese, 2.4 milionë lekë në muaj

Ermal Tauzi, Gjykata Kushtetuese, 2.4 milionë lekë në muaj

Gentian Meta, Gjykata Kushtetuese, 2.4 milionë lekë në muaj

Orida Meli. Gjykata Kushtetuese, 2.4 milionë lekë në muaj

Elfrida Bino, këshilltare tek OST, 2.4 milionë lekë në muaj

Majlinda Nina, këshilltare tek OST, 2.3 milionë lekë në muaj

Shpëtim Gjika, këshilltar tek OST, 1.9 milionë lekë në muaj

Laoreta Omeri, këshilltare tek OSHEE, 1.9 milionë lekë në muaj

Nora Zelaj, këshilltare tek OSHEE, 1.9 milionë lekë në muaj

Zhuljen Varfaj, këshilltar tek OSHEE, 1.9 milionë lekë në muaj

Kosta Barjaba, këshilltar në Kuvend, 1.9 milionë lekë në muaj

Edmond Goskoli, këshilltar pranë AKBN, 1.8 milionë lekë në muaj

Musë Nikoçi, KESH, 1.8 milionë lekë në muaj

Athanasios Paloudis, këshilltar tek OSHEE, 1.7 milionë lekë në muaj

Arta Gurabardhi, këshilltare tek OST, 1.7 milionë lekë në muaj

Ejona Bardhi, këshilltare tek OST, 1.7 milionë lekë në muaj

Odeta Barbullushi, këshilltare e Edi Ramës, 1.7 milionë lekë në muaj

Renato Dauti, këshilltar Drejtoria e Transporteve, 1.7 milionë lekë në muaj

Kristi Jorgji, këshilltar Drejtoria e Transporteve, 1.7 milionë lekë në muaj

Klajdi Zylfi, këshilltar Drejtoria e Transporteve, 1.7 milionë lekë në muaj

Endri Fuga, këshilltar i Edi Ramës, 1.7 milionë lekë në muaj

Dardan Malaj, këshilltar tek OSHEE, 1.6 milionë lekë në muaj

Glevin Dervishi, këshilltar tek OSHEE, 1.6 milionë lekë në muaj

Arjan Zaimi, Ministria e Mbrojtjes, 2.5 milionë lekë në muaj

Aleksandër Çavo, KLGJ, 1.6 milionë lekë në muaj

Pjerin Prendi, KLGJ, 1.5 milionë lekë në muaj

Entijola Pano, KLGJ, 1.5 milionë lekë në muaj

Baisa Sefa, KLGJ, 1.5 milionë lekë në muaj

Danja Hobdari, KLP, 1.5 milionë lekë në muaj

Ela Nikaj, këshilltare tek OST, 1.5 milionë lekë në muaj

Limonera Bozha, këshilltare tek Albpetrol, 1.5 milionë lekë në muaj

Denisa Brahimllari, këshilltar Drejtoria e Transporteve, 1.7 milionë lekë në muaj

Olsi Kristo, Gjykata Kushtetuese, 1.5 milionë lekë në muaj

Agim Gjylbegu, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Lindita Rusmali, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Periand Teta, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Klodiana Çabiri, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Isida Koka, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Nensi Hoxha, ILD, 1.5 milionë lekë në muaj

Petrit Gjokuta, KQZ, 1.5 milionë lekë në muaj

Arben Çuko, këshilltar në Kuvend, 1.5 milionë lekë në muaj

Ervin Koçi, këshilltar në Kuvend, 1.5 milionë lekë në muaj

Kledia Haska, këshilltar në Kuvend, 1.5 milionë lekë në muaj

Ervis Mateli, këshilltar në Kuvend, 1.5 milionë lekë në muaj

Marinela Lika, këshilltare e Ramës, 1.5 milionë lekë në muaj

Oljan Kanushi, këshilltar i Ramës, 1.5 milionë lekë në muaj

Elora Kokalari, këshilltare e Ramës, 1.5 milionë lekë në muaj

Dritan Palnikaj, këshilltar i Ramës, 1.5 milionë lekë në muaj