Rriten çmimi i kripës edhe pse Shqipëria “lundron” në det

327
Sigal

Kontrolli i nivelit të jodit në kripë, miratohen tarifat që do paguajnë operatorët prodhues dhe importues

1 e 3 e Shqipërisë mbuluar me det, parashikohet rritja e çmimit të kripës

Meqenëse zgjedhjet përfunduan, pas rritjes të mëtejshme të çmimit të ujit në të gjithë vendin për shkak 138 mln euro fatura të papaguara të energjisë nga ujësjellësit, duket se nuk paskan të sosur rritja e çmimeve që do rëndojnë qytetarët. Radha po i vjen produktit shumë të konsumuar, siç është kripa, dihet se 1 e 3 e Shqipërisë  është e kufizuar me vijë bregdetare.

Të gjitha subjektet prodhuese dhe importuese të kripës së jodizuar, duhet të paguajnë shpenzimet për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave laboratorike të nevojshme për kontrollin e kripës së jodizuar.

Ndryshimet e ligjit “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të miratuara në 2020, përcaktojnë se, tarifat e vendimit të Këshillit të Ministrave për kontrollin e nivelit të jodit në kripë, do të përballohen nga kompanitë.

Referuar ndryshimeve ligjore, vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se tarifa për marrjen e mostrave për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar, është 8,500 lekë dhe tarifa për kryerjen e analizave laboratorike për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 4,000 lekë. Në nenin 12 të ligjit për kontrollin e nivelit të jodit në kripë përcaktohet nga prodhuesit vendas do të bëhet për çdo sasi malli përpara hedhjes së saj në treg nga struktura rajonale e shëndetësisë. Për kryerjen e analizave të kripës, struktura rajonale përdor laboratorët e brendshëm të saj.

Vendimi

Tarifa për marrjen e mostrave për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 8,500 lekë.

Tarifa për kryerjen e analizave laboratorike për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 4,000 lekë.

Tarifa, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përfshin koston e transportit dhe koston e analizimit të mostrës së kripës ushqimore të jodizuar në laboratorët e brendshëm të saj, kur marrja e mostrës së kripës ushqimore të jodizuar, sipas procedurës realizohet nga struktura rajonale e shëndetësisë në pikën e prodhimit apo në pikat doganore (degët doganore kufitare).

Tarifa, në rast kërkese për përsëritje të analizës laboratorike nga subjektet prodhuese ose importuese, është e njëjtë me vlerën e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

SKANDALI, RRITET ÇMIMI I MATERIALEVE TË NDËRTIMIT

Burime bëjnë me dije se u është kërkuar që të rritet çmimi i materialeve të ndërtimit, pasi ato duan që të bëjnë donacion qeverisë dhe firmave që bëjnë punimet  në Mamuras dhe në zonat  e dëmtuara, për llogari të qeverisë. Dhe në këmbim, qeveria do t’i lerë  që  të mos ketë kontroll nga ana e inspektoriateve për rritjen e papërgjegjshme të çmimeve, çka do të thotë,  që të gjithë banorët të cilët do kenë nevoja për hekur beton, llaç, zhavor, tulla, do ta aksesojnë me çmim shumë të shtrenjtë,  për të konpesuar  donacionin që të gjithë firmat po japin gjoja si dhuratë qeverisë, pasi kuptohet që po veprojnë kështu, si pasojë e presionit që po ushtrohet ndaj këryre kompanive.