Kursi i këmbimit, leku forcon pozitat kundrejt monedhave të huaja

251
Sigal

Leku ka forcuar pozitat kundrejt monedhave të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten, euroja këmbehet me 123,09 lekë ose 0,02 lekë më pak një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan u zhvlerësua me 0,36 lekë dhe këmbehet me 102,22 lekë.

Paundi britanik u nënçmua me 0,26 lekë dhe këmbehen në kuotat e 142,43 lekëve.

Franga zvicerane këmbehet me 112.42 lekë ose 0.35 lekë më shumë.

Gjallërimi i turizmit, që shoqërohet me prurje të valutës në treg, pritet të forcojë më tej pozitat e lekut dhe të dobësojë monedhat e huaja, për shkak të efekteve sezonale.