Xhaferr Xhoxha/ KLSH dhe nevoja për menaxhim më të përgjegjshëm publik

646
Sigal

*Drejtor Departamenti në KLSH

 Qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në Kuvend, gjithnjë e më shumë kërkojnë tani që institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), të shkojë përtej gjykimeve të pajtueshmërisë dhe saktësisë me ligjet financiare të vendit. Kërkojnë, që ai të vlerësojë performancën e menaxhimit publik dhe vlerën për paratë e shpenzuara nga transaksionet dhe programet shtetërore. Kjo pritshmëri në rritje e Kuvendit dhe publikut për KLSH-në, kërkon domosdoshmërisht një kontroll të im ët, konstant dhe të pavarur të menaxhimit publik, të kryer nga një auditim i përshtatshëm, i zhvilluar nën drejtimin dhe orientimin rigoroz sipas standardeve ndërkombëtare INTOSAI, të mbështetura këto dhe nga nivelet më të larta të BE-së (DG-Budget, etj.). KLSH, është një pjesë integrale e sistemit të Menaxhimit Publik Financiar të vendit dhe një instrument i patjetërsueshëm në mbështetjen e funksioneve kryesore të Shtetit, duke përfshirë sigurinë që fondet publike përdor ën në përputhshmëri me ligjin dhe përmirësimin e efektivitetit të mbledhjes së të ardhurave të Shtetit. Fakti që menaxherët e lartë duhet të jenë të përgjegjshëm, nuk do të thotë që këta menaxherë duhet të kontrollojnë çdo transaksion të institucionit, nuk do të thotë që quhen përgjegjës dhe tregohen të përgjegjshëm, në qoftë se i marrin të gjitha vendimet personalisht. Në qoftë se do t ë ndodhte kjo, këndvështrimi i ekipit të lartë menaxherial (ose institucionit në tërësi), mbi riskun, mundësitë dhe qeverisjen zhvlerësohet plotësisht, duke lënë vetëm atë të menaxherëve. Kjo situatë e përkeqësohet aty ku emërimi i menaxherëve të lartë bazohet në konsiderata politike, më tepër se sa në aftësi menaxhimi. Një situatë e tillë padyshim që çon në rregullime të dobëta të delegimit dhe ulje të efiçiencës organizative të institucionit. Konkretisht, shpesh kjo do të thotë se menaxherët e nivelit të ulët nuk janë plotësisht të sigurt për buxhetin që kanë për të shpenzuar, apo për objektivat që duhet të realizojnë. Roli apo këshillimi nga departamenti i çështjeve financiare është i parëndësishëm apo shpërfillet, duke çuar në vendimmarrje financiare të pa bashkërenduara dhe të përkohshme. Të gjithë punonjësit, qoftë drejtorët, menaxherët apo specialistët, duhet të dinë rolin e vet, përgjegjësitë dhe kufijtë e autoritetit në këtë proces. Menaxherët duhet të kuptojnë procedurat dhe rëndësinë e delegimit duke pasur parasysh se ata mund të vazhdojnë ta ruajnë kontrollin e përgjithshëm duke pasur një strukturë delegimi të përcaktuar qartë me përshkrime pune, objektiva performance dhe tregues për të gjithë stafin. Çlirimi nga administrimi rutinë i institucionit, u lejon atyre përqendrim më të qartë tek realizimi i objektivave të organizatës. Menaxherët kanë përgjegjësi për menaxhimin e burimeve financiare në interes të publikut, pra jo vetëm të garantohen se fondet po shpenzohen në përputhje me ligjin, por edhe se ato po shpenzohen mirë. Drejt nxjerrjes më të plotë e profesionale të kësaj përgjegjësie, po përqendrohet KLSH në auditimet e tij, duke synuar përmirësimin e efiçiencës dhe efektivitetit të vendim-marrjes menaxheriale shtetërore. Zhvillimet e kohëve të fundit në teknologjinë e informacionit dhe qasjet e reja për menaxhimin e financave publike, kanë gjeneruar sfida të reja teknike për KLSH-në, njësoj si të gjitha institucionet e tjera simotra evropiane. Në mënyrë që të kryejë funksionet e tij themelore financiare të auditimit, aftësitë e audituesve të KLSH në përdorimin e teknologjisë së informacionit duhet të forcohen në atë masë që ata të mund të monitorojnë në mënyrë sa më efektive transaksionet elektronike, të tilla si prokurimi elektronik, deklaratat elektronike tatimore, doganore, etj., si dhe të marrin akses të plotë në sistemet e të dhënave dixhitale të njësive të qeverisjes. Në mënyrë që, KLSH të japë ndihmesën e tij dhe në përmirësimin e komunikimit dixhital shtetëror, këto njohuri teknologjike tek audituesit e tij, duhet të përcaktohen qartë në ligj dhe të zhvillohen shumë shpejt dhe thellë. Investimet për të rritur kapacitetin teknik të institucionit duhet të jenë të mëdha dhe domethënëse. Edhe pse me nj ë buxhet modest për këtë vit, KLSH ka si investim parësor ripërtëritjen e infrastrukturës së tij dixhitale dhe kryerjen e auditimeve duke përdorur me intensitet teknologjinë e informacionit