Votimi i dyfishtë në Gjirokastër/ LSI ‘hedh mbi tavolinë’ faktet: 73 raste të dyshimta. PS e mohon. PD: Jemi të hapur për hetim

236
Sigal

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton sot rastet e dyshimta të paraqitura në dy qendra të ndryshme votimi më 25 prill.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj ka bërë me dije se në bazë të dokumentacionin ka 73 raste të dyshimta, duke kërkuar hetim.

Pro hetimit është shprehur dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Por Eridian Salianji i Partisë Socialiste pretendon të kundërtën duke u shprehur se vetëm një rast ka tentuar që të ushtrojë të drejtën për të votuar, dy herë.

Biseda:

Altin Kaziaj: Dokumentacioni i ZAZ dhe personave që kemi kontestuar për Gjirokastrën, ndërkohë që duhet të ishin të vetëkarantinuar. Mendojmë se KAS duhet të investojnë për qartësimin e pozicioneve të tyre. Ishin persona që mund t’i thërrisnit këtu dhe për të parë pasaportën e këtyre personave.

Eridian Salianji, PS: Nuk kemi kërkesa për prova të tjera shtesë.

Suela Hasani, LVVAs ne nuk kemi kërkesa.

Eridian Salianji: Konkluzioni i këtij raporti është i paqartë. Kërkohet sqarim për këto të dhëna. Kërkoj të thirren në seancë kryekomisioneri dhe persona përgjegjës.

Përfaqësuesi i firmës që ka në administrim dhe operatorët teknikë. Thuhet 73 raste të dyshimta. Nga verifikimi ynë është zero. I vetmi rast është një person që ka shkuar dy herë në qendër votimi. E them me bindje të plotë; ka zero persona që kanë votuar dy herë. Për arsye se të gjithë personat që kanë votuar kanë hedhur nënshkrimet, kanë edhe kartat e identitetit në QV-të. Defektet teknike të vijnë ti sqarojnë operatorët dhe personat përgjegjës.

Altin Kaziaj, LSI: Për ne është e qartë tabela e lidhur me dokumentin që është dhënë ditën e djeshme. Është marrë hapësirë për të dhënë një të vërtetë, ndërkohë që ne gjejmë shumë të qartë tabelën, është e sqaruar se 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa për 70 persona.

Rastet e dyfishta janë parashikuar në kolonën e tretë. Nuk e shoh të arsyeshme për hetim të thelluar. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.

Ivi Kaso: Të dhënat që na u paraqitën sipas provës janë eksplicite. Në të gjithë zonën zgjedhore është e qartë.

Vetëm në dy raste flet për administratë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj të dhënat janë të qarta. Komisioni të vendosë nëse ndikon ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore. Jemi pro hetimit për çdo lloj rasti. Për ne janë të gjithë raste potenciale që kanë ndodhur. Jemi të hapur për çdo lloj hetimi.

Kohën dhe momentin për hetimin zgjidheni ju. Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë.

Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj që të dhënat janë të qarta, ajo çka i mbetet këtij Komisioni të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri është e tillë që të shkaktojë pavlefshmëri. Ndikon në ndarjen e mandateve. Duhet të përsëritet procesi në të gjithë zonën zgjedhore apo jo.

Suela Hasani, LVV: Nuk shprehem sepse nuk i kam provat në dispozicion.

Braho: I kërkoj administratës së KQZ që të zbatojë detyrën të paktën për rastet e komisionerëve apo administratës zgjedhore që është konstatuar në kushtet e votimit të dyfishtë.

Në dijeninë time jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë. Administrata e KQZ-së duhet të procedojë nëse nuk ka proceduar ende.