Plas sherri mes lokalit në Vlorë: Dy persona bëjnë për spital të riun

51
Sigal

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur së fundmi në Vlorë, ku dy persona kanë dhunuar brenda një bari një të tretë teksa konsumonte kafe.

Pasi e kanë qëlluar disa herë të rinjtë janë larguar me shpejtësi. Mësohet se i lënduari ka marr disa fraktura në trup dhe në kokë, por është jashtë rrezikut.

Nuk dihen ende motivet e këtij sherri banal, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e agresorëve.