Mirditë/ 15-vjeçarja abuzohet në grup nga 5 persona të moshës nga 17 deri 44-vjeç

449
Sigal

Në fshatin Tarazh të Mirditës, një vajzë e mitur 15-vjeçare është përdhunuar në grup nga 5 persona. E mitura dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga personat.

Mësohet se ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar. Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici.

Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27-vjeç, Ermal Tarazhi 30-vjeç, Nike Lleshi 44-vjeç dhe Adrian Gjikola 17-vjeç janë arrestuar. Nuk dihet ende se me cilin prej pesë djemve vajza kishte pasur lidhje, ndërsa autorët janë të moshave të ndryshme, nga 17 deri në 44-vjeç.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.