Kuvend/ Pas fjalës së Bashës, opozita largohet nga parlamenti

379
Sigal

Opozita ka lënë menjëherë seancën sapo kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbyllur fjalën e tij në foltore ku ka folur ashpër ndaj maxhorancës. Deputetët e PD dhe LSI kanë zbrazur karriget dhe janë larguar nga parlamenti.

Në seancën e sotme nuk munguan debatet, replikat, tonet e larta dhe madje deri fjalët fyese. Më i fortë ishte debati me akuza e kundërakuza mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama.

Më herët Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Berishës që po replikonte me Ramën, por menjëherë është çuar deputeti i PD Flamur Noka, i cili i ka kërkuar Ruçit të hapë mikrofonin. Pas tij deputetët e PD kanë rrethuar foltoren. Kreu i Kuvendit e ndërpreu për 10 minuta seancën.

Ruçi tha se Berisha mund të merrte kohën e opozitës pasi koha e tij e përcaktuar me procedurë kishte mbaruar. Berisha po replikonte me Ramën pasi kryeministri i kërkoi që të tregonte nëse e kalonte dot oqeanin.