Prof.Petraq Milo: Ja 5 prioritetet kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë

188
Sigal

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë miratoi një diutë më parë 5 prioritetet kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë: Ndalimi i shpopullimit; Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës; Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor; Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës; dhe Shqipëria, fuqi eksportuese.

Pikërisht këto prioritete ishin në fousin e konferencës për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie Tedi Blushi dhe Sekretarit për Çështjet Ekonomike, Prof. Petraq Milo.

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ekonomike, Prof.Petraq Milo

Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2023 vlerësohet te jete rritur ne 3,80 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022.

Krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2022 rritja ekonomike eshte ngadalsur. Nga 4.44% ne tremujorin e katert te vitit 2022 ne 3.80% ne tremujorin e katert te vitit 2023.

Treguesit e tremujorit te katert te vitit 2023 tregojne qarte ngadalsimin e rritjes ekonomike e cila ka filluar nga viti 2021.

Nga nje rritje ekonomike ne 8.98% ne vitin 2021, ekonomia ka treguar shenja te qarta te ngadlasimit te saj, ne nje rritje ne 4.95% ne vitin 2022, dhe paraprakisht per vitin 2023 parashikohet nje rritje me e ulet ne 3.42%.

Ne tremujorin e katert rritja ekonomike si ne vazhdim mbeshtetet kryesisht ne sektorin e ndertimit, dhe ne nje perqindje te vogel ne aktivitete te tjera si ato profesionale, administrative, apo financiare dhe te sigurimit.

Nje krize te vertete po kalon sektori i bujqesie, iindustrise, energjise dhe ujit si dhe i industrise perpunuese. Te tre sektore e mesiperm jane vital per ekonomine e vendit, per punesimin dhe pagat e punonjesve.

Sektori i bujqesise po tregon rritje negative duke filluar nga tremujori i pare i vitit 2022. Por rritja negative eshte perkeqesuar duke filluar nga tremujori i dyte i vitit 2023.

Ne tremujorin e dyte te vitit 2023 rritja e bujqesie eshte negative ne -0.16%, ne tremujorin e trete eshte -0.28%, dhe e thelluar ne tremujorin e trete eshte -3.07%.

Sektori iindustrise, energjise dhe ujit, gjithashtu po kalon nje krize te rritjes ekonomike. Rritja negative eshte thelluar duke filluar nga tremujori dyte qe tregoi nje rritje negative ne -1.19%, ne tremujorin e tretet ne -2.45% ne tremujorin e katert ne -2.03%.

Nje krize me te thelle po kalon sektori i industrise perpunuese. Rritja ekonomike ne sektorin e indutrise perpunuese eshte negative ne -6.33% ne tremujorin e dyte, per tu thelluar ne -8.25% ne tremujorin e trete dhe ne -9.82 ne tremujorin e katert te vitit 2023.

Kriza ne sektorin e bujqesise eshte rezultat i shperdorimit dhe korrupsionit galopant me fondet e Bashkimir Europian, i braktisjes se fermereve, si dhe shperdorimit te te suvencioneve.

Dhe ne sektore te tjere dhe ne vecanti ne industrine perpunuese, rritja negative e ekonomise eshte rezultat jo vetem i uljes se kerkeses se brendeshme dhe te huja, por dhe mungesa e politikave te qeberise per te mbeshtetur biznesin, korrupsioni larte, barra e larte tatimore, cvelresimi i euros, et.

Propaganda e Qeverise per bumin ekonomik nga turzmi tregoi se ishte dhe mbetet nje flluske. Kjo propaganda i sherben qeverise se Rilindjes per te mbuluar deshtimin ekonomik ne sektoret e bujqesise, industrise dhe industrise perpunuese.
Rritja ekonomike e te gjithe aktiviteteve te tregtise,transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor ne tremujorin e katert ishte 0.07% nga 3.80% e rritjes ekonomike totale ne kete tremujor.

Dhe turizmi eshte vetem nje fraksion i ketij sektori. Kontributi i ketij sektori ne rritjen ekonomike totale per tremujiorin e katert eshte vetem 1.8%.

Ekonomia e vendit tregoi perkeqesimin e treguesve te tregtar , si dhe te te treguesve kryesore te prodhimit te te mirave materiale.

Viti 2023 tregoi nje renie te ndjeshme te ekporteve dhe importeve

Në vitin 2023 eksportet e mallrave treguan nje ulje te ndjeshme krahsuar me vitin 2023. Nga 487 miliard leke ne vitin 2022 ne 440 miliard leke ne vitin 2023, ose nje renie ne 10.0 perqind

Dhe importet ne vitin 2023 treguan te njetin trend ne renie krahasuar me vitin 2022. Nga 950 miliard leke importe ne vitin 2022 ne 873 miliard leke importe ne vitin 2022, ose nje ulje ne 8%.

Viti 2023 tregoi nje perkeqsim te treguesve kryesore te prodhimit te mirave materiale

Treguesit mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike ne industri, industri nxjerrëse, industri përpunuese, ndertim, etj.

Indekset e volumit te prodhimit, te shitjeve neto dhe te numrit te punesuarve ne vitin 2023 tregojne nje renie krahasuar me vitin 2022.

Indeksi i volumit te prodhimit

Indeksi i volumit te prodhimit ne industri shënoi rënie ne -14.2 perqind

Indeksi i volumit te prodhimit ne industrine nxjerrese shenoi rënie ne – 30.2 perqind

Indeksi i volumit te prodhimit ne industri perpunuese shënoi rënie ne -9.2 perqind

Indeksi i volumit te prodhimit ne ndertim shënoi rënie ne – 1.0 perqind

Indeksi i shitjeve neto

Indeksi i shitjeve neto në volum ne industri shënoi rënie ne -10 perqind

Indeksi i shitjeve neto në volum ne industry nxjerrese shenoi rënie ne – 26 perqind

Indeksi i shitjeve neto në volum ne industri perpunuese shënoi rënie ne -6.5 perqind

Indeksi i shitjeve neto në volum ne ndertim shënoi rënie ne – 12 perqind

Indeksi i numrit te punesuarve

Indeksi i numrit te punesuarve ne industri shënoi rënie ne -1.2 perqind

Indeksi i numrit te punesuarve ne industrine nxjerrese shenoi rënie ne – 3.3 perqind

Indeksi i numrit te punesuarve ne industri perpunuese shënoi rënie ne -1.3 perqind

Indeksi i numrit te punesuarve ne ndertim shënoi rënie ne – 12 perqind