Kosovë/ Merr flakë automjeti, shpëton mrekullisht shoferi

25
Sigal

Një automjet me targa të Kosovës, tip “BMW 520”, duke udhëtuar nga Prishtina për në Prizren, në kilometrin 49 të autostradës, ka shpërthyer në flakë.

Shoferi 53 vjeçar nga Ferizaj, jashtë kameras tregoi tmerrin e përjetuar gjatë momentit të përfshirjes së mjetit nga flakët. Ai më tej shtoi se mezi kishte arritur të hapte derën e makinës në panik e sipër, pasi edhe vakumi i mjetit ishte bllokuar. Po ashtu ai thotë se mjeti është përfshirë menjëherë nga flakët. Pas 20 minutash, në vendin e ngjarjes ka mbërrirur policia e Kosovës, ndërsa forcat e zjarrëfikses më vonë, ndonëse automjeti ishte i shkrumbuar.

Fatmirësisht, në automjet po udhëtonte vetëm drejtuesi i tij nga Ferizaj, duke mos pësuar lëndime.