Të dënuar për mashtrim e dhunë në familje, arrestohen dy të kërkuarit në Fier

563
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ në mungesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Aglin Kadhaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

2. Aleko Braka, 51 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga Nenet 130/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.