VIDEO/ Pas suksesit të këngës së botërorit, Era Istrefi jep lajmin e bukur për fansat e saj

594
Sigal

Vetëm pak ditë më parë Era Istrefi solli hitin e saj të fundit në bashkëpunimin me dy yjet e muzikës botërorë Nicky Jam dhe Will Smith për këngën e kampionatit botëror “Rusi 2018”. Kënga u prit mjaft mirë nga dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në çdo vend.
Untitled-2
Pak përpara se Kampionati Botëror të fillojë, Era Istrefi ka dhënë një tjetër lajm të bukur për të gjithë fansat. Ajo postoi në profilin e saj në Instagram një video ku lajmëron ndjekësit se shumë shpejt do të lançojë një tjetër këngë.

‘E burgosura’ quhet kënga e saj e re, e cila pas suksesit të këngës së Botërorit, me siguri do të kthehet gjithashtu në një hit.