Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër, digjet plotësisht

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, teksa ka qënë në lëvizje.

Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit A.P. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet se makina është djegur plotësisht dhe ishte gaz benzinë.

Sigal

Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.  Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave zjarrit në makinë.