Zyrtare, Milano kandidat për të pritur finalen e Champions League 2026 ose 2027

38
Sigal

Tani është zyrtare se Milano do të jetë kandidat për të pritur finalen e Champions League në vitin 2026 ose 2027.

Bashkia miratoi rezulutën dhe tani pret datën 6 maj 2024, kur UEFA do të japë vendin fitues. Procesi i aplikimit, parashikon dërgimin e dosjes së aplikimit në UEFA nga Federata Italiane e Futbollit pas diskutimeve të thelluara me qytetin pritës kandidat, me afatet e treguara më poshtë.

– Deri më 15 Nëntor 2023: Dosja e Ofertës Paraprake. Nëse dosja është e pamjaftueshme, aplikacioni mund të refuzohet tashmë në këtë fazë;

– Deri më 21 shkurt 2024: Dosja e Ofertës Përfundimtare, e cila do të përmbajë detaje të mëtejshme nga ato të treguara në Dosjen e Ofertës Paraprake, si dhe çdo informacion dhe sqarim të mëtejshëm të kërkuar nga UEFA”.

Tashmë në verë, UEFA njoftoi se kishte marrë deklarata interesi nga 9 federata për të pritur finalet e kompeticioneve evropiane të klubeve në vitin 2026 ose 2027. Janë gjithsej 8 ndeshje: dy finalet e Champions League, dy finalet e Champions League për femra, dy finalet e Europa League dhe dy finalet e Ligës së Konferencave. Në atë kohë i vetmi qytet tjetër kandidat së bashku me Milanin ishte Budapesti.