Nga 1 janari taksë luksi për automjetet mbi 3 mijë kubikë

677
Të gjitha makinat me cilindratë mbi 3 mijë kubikë, dhe me çmim mbi 50 mijë euro, nga 1 janari do të t’i nënshtrohen taksës së luksit, 21 mijë lekë në vit. Pas kundërshtimeve të shumta nga opozita, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi vetëm me votat e mazhorancës që të shtojë edhe kriterin e çmimit në listën e makinave të ashtuquajtura të luksit.
Rritja e taksës për rreth 11 mijë makina, të përkufizuara nga qeveria si aumjete luksi, ka shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetëve të djathtë të këtij komisioni, jo çdo mjet me cilindratë mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura të pupullsisë. 
Pjesa e parë e punimeve të komisionit, ju dedikua paraqitjes së buxhetit 2016 nga ana e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se ky buxhet do të bëjë të mundur uljen e borxhit publik për vitin e ardhshëm, ashtu si dhe nivelin e kredive me probleme. 
Sigal