Tregtia ka pasuar gjithashtu goditje nga kufizimet e orarit dhe frenimi i konsumit. Numri i ndërmarrjeve ra me 1.5%, ose rreth 660 subjekte të mbyllura.
Viti pandemik 2020 ka goditur më shumë sektorë që janë të lidhur direkt me konsumin dhe shërbimet, ndërsa ka lulëzuar ndërtimi dhe teknologjia e informacionit.
Sipas të dhënave të regjistrit të ndërmarrjeve, të publikuar nga INSTAT, në total numri i ndërmarrjeve në vend pa përfshirë fermerët dhe bujqësinë ishte gati 116 mijë subjekte, me një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar (-0.5%).
Sektori që është dëmtuar më shumë nga pandemia është ai i akomodimit dh e shërbimit ushqimor, me tkurrje prej 3.9%. Mbyllja disa mujore dhe kufizimet në orare kanë bërë që rreth 730 subjekte të mbyllin dyert.
Tregtia ka pasuar gjithashtu goditje nga kufizimet dhe frenimi i konsumit. Numri i ndërmarrjeve ra me 1.5%, ose rreth 660 subjekte të mbyllura.
Sektorët që kanë shënuar ecuri më të mirë gjatë krizës ishin teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.
Mbyllja disa mujore dhe kufizimet në orare kanë bërë që rreth 730 subjekte të mbyllin dyert në sektorin e akomodimit.
Në teknologjinë e informacionit, shërbimet e të cilës u bënë mjaft të kërkuara, sidomos gjatë periudhës së karantinës, numri i ndërmarrjeve u rrit me 8.4% (+260 subjekte).
Edhe ndërtimi, që vijoi i pashqetësuar gjatë gjithë periudhës së krizës e karantinës, ka parë një rritje të numri të subjekteve me 7%, teksa në vitin pandemik u shtuan (neto) rreth 334 firma të reja që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor. Ndërtimi ka shënuar dhe numrin më të lartë të bizneseve të hapura nga të gjitha aktivitetet e tjera ekonomike, përjashtuar bujqësinë.
Transporti dhe magazinimi, ndonëse i prekur nga mbyllja ka rritur lehtë numrin e subjekteve me 1.7%. shërbimet e tjera kanë rezistuar gjithashtu, duke shënuar një rritje minimale të bizneseve.
Negativisht është ndikuar dhe sektori i industrisë, ku janë mbyllur 59 ndërmarrje (-0.6%).
Në total, përfshirë dhe fermerët dhe subjektet në bujqësi, në vend kishte 166.4 mijë ndërmarrje në fund të vitit 2020, me një rritje prej 2.3% në raport me vitin e kaluar. Kjo rritje ka ardhur tërësisht nga shtimi i fermerëve me 9.3%.
Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, fenomen i cili vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2020. Ndërmarrjet tregtare zënë 22,1 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2020, krahasuar me 23,0 % të regjistruara gjatë vitit 2019.
Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,2 % ndaj totalit të ndërmarrjeve. Kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48,5 % në vitin 2020, nga 47,8 % në vitin 2019.
Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët. Gratë drejtojnë 25,5 % të ndërmarrjeve aktive në vitin 2020, nga 25,4 % në vitin 2019. Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,8 %. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje të vogla me 1 – 4 të punësuar, të cilat zënë 91,0 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 22,8 % të ndërmarrjeve.
Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 4,0 % të ndërmarrjeve aktive në vitin 2019, dhe punësojnë 12,4 % të të punësuarve gjithsej.
Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9 % dhe 12,1 %.
Në fund të vitit 2020 regjistrohen 176.216 njësi lokale nga të cilat 164.608 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje. Ndërmarrjet me më shumë se një vendndodhje janë 1.778, të cilat përfaqësojnë vetëm 1,1 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 25,4 % e të punësuarve gjithsej.
Njësitë lokale janë përqendruar në qarqet Tiranë, Fier dhe Korçë me 54,9 % të numrit të përgjithshëm të njësive lokale.
Për nga ndarja rajonale, rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan, ku janë përqendruar 41,0 % e ndërmarrjeve aktive. Pothuajse e njëjta situatë është edhe me ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2020, me 46,9 %. Të punësuarit në këtë rajon zënë 54,4 % të të punësuarve gjithsej.
PPP-të “gllabëruan” 26% të fondeve për ndërtimin e rrugëve më 2020
Nga buxheti i vitit 2020 për ndërtimin e rrugëve nacionale, rreth 3.5 miliardë lekë shkuan për financimin e kontratave koncesionare dhe 10 miliardë lekë të tjera shkuan për financimin e segmenteve që mbikëqyren nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës.
Gati 26% e fondeve nga burimet e brendshme shkuan për financimin e kontratave koncesionare, kryesisht për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Nga projektet nën mbikëqyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndërtuar 16,5 kilometër rrugë, me një fond prej 10.3 miliardë lekësh ose 99,8% e planit e realizuar.
Ndërtimi i rrugës “tip A2” me katër korsi (2×2) kishte në dispozicion fonde në vlerën 242 mln lekë. Në këtë grup përfshihen rrugë me katër korsi dhe gjerësi 20-25 metra të përfaqësuar nga objektin “Vendosja e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë”.
Rreth 1,3 miliardë lekë u përdorën për investime në ndërtim rruge “tip A” me katër korsi (2×2) sipas standardeve të reja. Në këtë grup u përfshi rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi “pallati me shigjeta” rreth rrotullimi “Shqiponja” Loti 1, Loti 2, Loti 3. Ndërtim rruga mbikalimi “TEG” dhe rrugët lidhëse të tij, dhe rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të “unazës së madhe” Tiranë nga sheshi “Shqiponja” – “Bulevardi i ri”.
Për ndërtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim u planifikuan 2,9 miliardë lekë për 3.99 km. Nё këtë produkt janë përfshirë kryesisht rrugë me katër korsi dhe gjerësi qё varion nga 24-25 m, në objektet, plotësimi me rrugë dytësore nyja e Milotit, ndërtimi i unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (seg Kth. Saukut -Bregu i lumit) Loti 2, Loti 3, rikualifikim i akseve rrugore “Unaza Lindore” Loti 2 , Loti 3 dhe ndërtimi i “By Pass Perëndimor”, Shkodër.
Për rrugët tip B1’ me dy korsi janë shpenzuar 3,2 miliardë lekë dhe janë realizuar 5.8 km ose 99.8% e sasisë së planifikuar. Nё kёtё produkt janë përfshirë kryesisht tip rruge me dy korsi dhe gjerёsi qё varion nga 10-17 m. Fondet kryesisht kanë shkuar për ndërtimin e Kardhiq-Delvinë.
Për rrugët C2 me dy korsi u me gjerësi 7.5-10 metër u shpenzuan 2,470,409,000 lekё. Me këto fonde u financuan rrugët Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë); segmenti Kuben – Vasije dhe gjithashtu u stabilizuan rrëshqitjet në segmentin rrugor Milot – Rrëshen,etj.
Mbi 170 milionë lekë shkuan për financim 750 metrave në rrugën Porto Romano- Durrës, Loti 3, për ta shndërruar atë në një rrugë të kategorisë A.