Nga 157 ekonomi botërore, Shqipëria renditet e 62 sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike, pjesë e botimit më të fundit të vitit 2015 të Fraser Intitute.
Sipas këtij rezultati, Shqipëria renditet ndër vendet ku ekonomia është relativisht e lirë (zona jeshile), duke marrë 7.18 pikë, nga 10 maksimale, studim i vitit 2013. Krahasuar me një vit më parë (2012), vendi ynë ka përparuar me 5 vende.
Ky indeks, mat shkallën në të cilën politikat dhe institucionet e shteteve mbështesin lirinë ekonomike. Ky studim bazohet në pesë fusha të gjera, sipas të cilave, Shqipëria është rankuar si më poshtë:
1. Madhësia e Qeverisë: Shpenzimet, Tatimet dhe ndërmarrjet
Ka marrë 7.8 pikë nga 10 maksimale, duke e renditur e 21ta në listën e të gjithë vendeve.
2. Struktura ligjore dhe siguria e të drejtave të pronësisë
Ka marrë 4.7 pikë, renditet thuajse në fund të listës, e 108, duke shfaqur mangësi të thella në këtë aspekt.
3. Aksesi ndaj parave të pastra
Rankohet e 12 në listën e të gjithë ekonomive botërore, duke sjellë përmirësim të dukshëm në këtë akspekt.
4. Liria e tregtisë ndërkombëtare;
renditet e 66-ta në listën e të gjithë shteteve, megjithatë mbetet përmirësi në listën “jeshile”, pra relativisht të lira, jot ë lira plotësisht, por edhe jo në listën e kuqe ku liria theksohet se mungon.
5. Kredia , puna dhe biznesi
Sipas këtij aspekti, renditet e 135 në listën e të gjithë shteteve, parametër ky ku marrim pikësimin më të ulët.
Krahasuar me rajonin, duket se vendi ynë ka avantazh ndaj Serbisë, e cila renditet e 101 në listë, pra plot 39 vende më poshtë Shqipërisë, kjo e fundit duket se është e barabartë me Malin e Zi për pikësimin e saj. Maqedonia gjendet dy vende para nesh, e renditur e 60-ta. Një tjetër shtet, të cilin duket se e lëmë pas, është Greqia, e renditur e 85 në listën e 157 ekonomive botërore.
Listën e kryeson Hong Kong, ndjekur nga Singapor dhe Zelanda e Re. Të fundit në listë gjenden Siria, Çadi dhe Libia.
Ky indeks realizohet nga Fraser Institute, në bashkëpunim me Free World./MONITOR/