Konfindustria: Banka e Shqipërisë të vazhdojë politikën zbutëse monetare

650
Sigal

Kërkohet të mbahet e pandryshuar norma bazë prej 4 % e interesit për monedhën kombëtare

 Konfindustria në një njoftim për shtypka shprehur zhgënjimin e saj ndaj vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë prej 4 % të interesit për monedhën kombëtare Lekun. Konfindustria disa ditë më parë kërkoi publikisht nga Banka e Shqipërisë për të vazhduar politikën zbutëse monetare me qëllim tejkalimin e gjendjes së vështirë të mungesës së likuiditetit në ekonomi dhe nxitjes së kreditimit, që tashmë është në nivelet më të ulëta historike. Çdo rënie e mëtejshme e konsumit si pasojë e mungesës së likuiditetit do të prekte ndjeshëm para së gjithash industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë kombëtare në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Konfindustria vlerëson, se Banka e Shqipërisë me vonesat e ndjeshme dhe të përsëritura në kohë për të ndërhyrë gjatë gjithë periudhës së krizës 2009-’12 si dhe me mungesën e qartë të  efikasitetit të përçuarjes së politikave monetare në kreditimin e ekonomisë reale, ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë në krijimin e gjendjes krejtësisht të papranueshme ndërmjet një sistemi bankar të nivelit të dytë mjaft likuide dhe me shtim të vazhdueshëm të depozitave  si dhe nga ana tjetër të ekonomisë reale shqiptare, që ndjen ashpër mungesën e likuiditetit me pasoja afatgjata tepër të dëmshme për biznesin, industritë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare.