KLSH kryqëzon ministren Balluku/ Auditimi në “Albcontrol” për periudhën janar 2016 – gusht 2018, kohë kur drejtonte Belinda Balluku, ka gjetur shkelje në 11 procedura tenderimi, pagesa deri në 30% pa filluar puna dhe shkelje të barazisë së operatorëve

1214
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ministrja Balluku, a mund të sqarojë shqiptarët, si u menaxhuan paratë e taksapaguesve tek “Air Albania”?

Auditimi i KLSH: Albcotroll ka probleme me tenderët. Media zvicerane: “Air Albania” bëri disa xhiro, pastaj e mori Turqia.

Auditimi i KLSH në Albcontrol: Probleme me tenderët, është shkelur barazia

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Albcontrol ka konstatuar një seri problematikash të lidhura këto me procedurat e prokurimit. Në një vendim të fundit KLSH bën me dije se periudha e auditimit nis nga janari 2016 deri në gusht 2018 lidhur me aktivitetin e këtij institucioni dhe janë kaluar në “sitë” një seri elementësh.

Në 11 procedura prokurimi janë ndryshuar kushtet, paguhet pa kryer puna 30 % e shumës së koncesionit

Skandali i Albcontroll, sipas auditimitt ë KLSH-së është se në 11 procedura prokurimi janë ndryshuar kushtet, ndërkohë që ato pasqyroheshin ndryshe në termat specifike para garës. Madje, Albcontroll ka paguar pa filluar puna 30 % të vlerës të koncesioneve, duke shkelur kështu barazinë midis operatorëve ekonomikë.

Auditimi i KLSH-së

Kështu për të paktën 11 procedura prokurimi KLSH konstaton se kushtet janë ndryshuar në momentin e nënshkrimit të kontratës me operatorët përkatës ndërkohë që ato pasqyroheshin ndryshe në termat specifike para garës. Kjo ka të bëjë me pagesën e 30 për qind të vlerës që në fillim. “Autoriteti Kontraktor dhe konkretisht në kontratat e shpallura së bashku me dokumentet standarde të tenderit (Shtojca 17, neni 9, pika 9.1), nuk parashikohej detyrimi i Autoritetit Kontraktor, për t`i shlyer operatorit fitues paradhënie për zbatimin e kontratës. Ndërsa në kontratat, e nënshkruara midis palëve, në nenin 4 përcaktohet se: “Sipërmarrësi do të marrë një pagesë paraprake në masën prej 30% të vlerës totale të kontratës”, duke shkelur kështu barazinë midis operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643,datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar” nënvizon KLSH.

Në procedurat mungon argumenti

Lidhur me prokurimet KLSH ka vërejtur se në 5 procedura të tjera nuk është dhënë argument mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim çka është në kundërshtim me ligjin ndërkohë që po në 5 procedura shtesë specifikimet teknike nuk janë hartuar në përputhje me kërkesat ligjore. Auditimi i KLSH nxjerr në pah edhe një problematikë me dietat e punonjësve për udhëtime jashtë vendit në funksion të trajtimeve apo aktiviteteve të veçanta ku në dosje mungojnë ftesat për këto evente apo kopje e certifikatave të përfituara nga pjesëmarrja që duhet të jenë pjesë e dosjeve.

Portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation: Planet për “Air Albania” janë harruar

Ditët e fundit rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë ‘zhdukjen’ e “Air Albania”. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.

Agjencia Airline Geeks: “Air ALbania”, linjë misterioze

Megjithatë një portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation, me qendër në Zvicër, lajmëron se planet për “Air Albania” janë harruar. Madje portali i njohur thekson se avioni i “Air Albania” i është kthyer Turqisë. Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Ende nuk dihet asgjë me saktësi për sa kohë nuk flet asnjë zyrtar. Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i “Air Albania”, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Murat Herdem i portalit turk “Airport Haber”: Bashkëpunimi i Turkish Airlines me “Air Albania” do jetë blofi i radhës

Kurse Murat Herdem i portalit turk “Airport Haber” mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me “Air Albania” do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komercial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” – parashikon Herdem.

“Albcontrol”, bashkëpronare e “Air Albania” me 10 %

Në qershor të 2018-s qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

Përgjegjësia e Ballukut, ish-drejtoresha e “Albcontrol” dhe sot ministre e Infrastrukturës

Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ish-drejtoresha e “Albcontroll” a mund t’u shpjegojë shqiptarëve si janë menaxhuar paratë e 10 % të aksioneve që ka në “Air Albania”, e dështuar deri tani? Sa milionë euro u dhanë? Ku u përdorën? Kush i përfitoi? Kush e mban përgjegjësinë penale për këto shpërdorime financiare? Nuk dihet sesi “Albcontrol” mund të mbajë 10 % të aksioneve? Sepse “Albcontrol është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Sipas misionit të saj, “Albcontrol” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Që prej vitit 2003, “Albcontrol” është anëtare e “Eurocontrol”. Por “Eurocontrol” nuk ka asnjë aksion në një shoqëri aksionere të kompanive ajrore, sepse do të ishte konflikt interesi. Për këtë vendim të Edi Ramës, duhet pyetur bordi i “Albcontrol”, më saktë anëtarët e saj. Por, nuk ka asnjë dokument zyrtar nga “Albcontrol” që anëtarët e bordit “Albcontrol” të jenë pyetur, që “Albcontrol” të bëhet aksionere me 10 % e “Air Albania”. Statuti dhe ligji i themelimit të “Albcontrol”, parashikon që kjo kompani të merret vetëm me menaxhimin dhe sigurinë e trafikut ajror, por jo përfshirjen e saj si aksionere në një kompanie fluturimesh. Është ndërmarrja, është një Sh.A, e cila ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare dhe ruajtjes për respektimin e standardeve më të larta të hapësirës ajrore. Pra që tutelon hapësirën ajrore dhe të gjitha kompanitë që operojnë në të. “Albcontrol” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj, në kundërshtim me ligjin. “Albcontrol” është një kompani që të tëra paratë që ka, të cilat i vijnë nëpërmjet “Eurocontrol”, i cili administron qiellin e përbashkët europian, kanë një destinacion vetëm të përdorimit të tyre. Këto paratë përdoren vetëm për përmirësimin e standardeve, për trajnimin e personelit, dhe për teknologjinë që sigurojnë standardet më të lartë të kontrollit të hapësirës ajrore. Çdo “Albcontrol” pjesë e kësaj pune, në një biznes të një kompanie ajrore, qoftë kjo që përfaqëson Shqipërinë. Është një kompani ajrore që do të operojë në treg. Çdo kjo? Kjo është pjesa më e dyshimtë dhe pjesa më e zezë në këtë mes. Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si i realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani aksionere në “Air Albania”? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “Eurocontrol”-in, pra me rregullat evropiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. Është marrëzi dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, që një ndërmarrje, që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj.

Përse hesht prokuroria?

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga Prokuroria që të nis hetimin për përfshirjen e kompanisë shtetërore të kontrollit të trafikut ajror, “Albcontrol” si aksionere biznesit në kompaninë ajrore “Air Albania”.

Kreu i deputetëve të LSI Vasili, ka denoncuar se roli i “Albcontrol” në këtë çështje është i paqartë dhe veç pikëpyetjeve për menaxhimin e parave që janë investuar, përfshirja në një kompani biznesit mund të sjellë probleme dhe me qendrën evropiane, “Eurocontrol. Deri më sot, prokuroria hesht dhe nuk heton ku shkuan milionat euro që investoi “Albcontroll” në 10 % e aksioneve në “Air Albania”.

Shpall falimentin kompania “Germania”, që do të ishte low cost në Shqipëri

Kompania ajrore me bazë në Berlin, “Germania”, ka paraqitur kërkesën për falimentim. Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet. Në tetor të vitit të shkuar, u mësua se “Germania” do të hynte në tregun shqiptar. Lajmi u bë i ditur asokohe nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai. ‘Germania’ ka hyrë ndërkohë prej thuajse dy vitesh në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit. Në faqen e internetit të kompanisë nuk u publikuan destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës, ndërsa pak ditë më vonë, linja ajrore me bazë në Zvicër Germania Flug bëri me dije se do nisë fluturimet nga Zyrihu në Tiranë verën e 2019. “Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germania-s”, Karsten Balke, në njoftimin e dhënë për shtyp. “Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, veçse të kërkojmë falimentimin”. “Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë. Por, bëhet e ditur se nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flug” dhe “Bulgarian Eagle”. Fluturimet me “Swiss Germania Flug” nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të parashikuar por ende nuk ka asnjë njoftim për planet e kësaj vere për të nisur fluturimet me Shqipërinë.