Protokoll bashkëpunimit mes Arkivit dhe KESH sh.a

685
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit dhe Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare nënshkruan sot protokollin e bashkëpunimit që ka për qëllim përmirësimin dhe modernizimin e Arkivës Teknike, në lidhje me të gjitha projektet dhe dokumentacionin teknik të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin, të cilat janë dorëzuar dhe ruajtur në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN).
Nëpërmjet këtij protokolli synohet përmirësimi dhe modernizimi i Arkivës Teknike sipas të gjitha kritereve. Përmirësimi, modernizimi, skanimi dhe dixhitalizimi i KESH sh.a, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit dhe në zhvillimin territorial, administrativ dhe në turizëm.
KESH sh.a është e gatshme, që në interes të një administrimi sa më të mirë të kaskadës së lumit Drin, të mbështesë vullnetin e AQTN-së në iniciativat e saj dhe të kontribuojë duke vënë në dispozicion pajisjet e duhura dhe një staf të kualifikuar.
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit për një periudhë njëvjeçare nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të vërë në dispozicion, për procesin e skanimit, dixhitalizimit dhe numërimit, të gjitha studimet, projektet dhe dokumentacionin teknik që ndodhen në këtë institucion për të tre HEC-et e kaskadës së lumit Drin.
KESH sh.a angazhohet të mbështesë këtë proces me vënien në dispozicion të pajisjeve përkatëse të skanimit, printimit dhe/ose dixhitalizimit, si dhe të specialistëve të kualifikuar të tij, duke skanuar rreth 613 dosje me 12000 fletë, dokumentacion teknik arkivor.
Sigal