Ish ministri i financave: Biznesi ka nevojë për një paketë të tretë

302
Sigal

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj kërkoi nga qeveria që të ndihmojë me një paketë të tretë bizneset për shkak të krizës ekonomike. Në një prononcim mediatik, Malaj tha se viti 2020 ishte shumë i vështirë dhe kjo bëri që shumë biznese të mbyllen.

Lexo edhe :  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/Henze: Pse Rama takoi nacionalistët grekë në SHBA, çfarë dhurate mori atje?

“Nëse flasim për bilance, bilancet e biznesit janë vende pune që mbyllen dhe që kalojnë në pasivitet. Qeveria aplikoi vetëm dy paketa që kishin paqartësinë e tyre dhe munguan paketat në ndihmë të biznesit, nuk u arrit që biznesi i vogël të mund të amortizonte goditjet që pati. Ka qenë një vit jashtëzakonsht i vështirë. Unë besoj që paketa e tretë duhet të ishte e domosdoshme, vendet e tjera po kalojnë tek paketa e katërt. Nuk abuzoj kur them që paketa duhet në të njëjtën madhësi si në Gjermani e Francë. Duhet të ketë politika specifike, nëse flasim për fasonet, duhet të shohim se çfarë mund të ulim tek kostot e prodhimit.”

Ai komentoi edhe kërkesat e fasonit, i cili sipas Malajt, duhet të ulet në tavolinë për t’u shpëtuar. Arben Malaj pret që viti 2021 të jetë më i mirë sesa ky që po lëmë pas.

Lexo edhe :  Covid-21 / Konspiracionisti paralajmëron shpërthimin e një virusi të ri që do të shkaktojë….