FMN, dritë jeshile për kredinë 53 mln euro: OK me reformat

740
Sigal

TIRANE – Shqipëria arrin të bindë Fondin Monetar se është në rrugën e duhur të reformave dhe për këtë “meriton” këstin e radhës të kredisë prej 300 milionë eurosh, i cili u bllokua tre muaj më parë. Përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërisë, Nadeem Ilahi u shpreh dje se në janar do të merret vendimi nga drejtorët e Fondit Monetar për dy transhe bashkë të kredisë, me vlerë 53 milionë euro.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me krerët e Financave Shkëlqim Cani, Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe guvernatoren në detyrë të Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni, shefi i FMN-së Nadeem Ilahi është shprehur optimist lidhur me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën e energjisë dhe konsolidimit fiskal. Konferenca u mbajt në përundim të takimeve të misionit të FMN që vazhduan dy javë.

“Kemi arritur marrëveshje me Qeverinë për rishikimin e dytë dhe të tretë të programit të fondit, që do t’i paraqitet bordit të FMN-së, dhe pas miratimit do të lëvrohet kësti i radhës, deri nga fundi i janarit. Pritshmëritë tona janë se rritja ekonomike do të jetë rreth 2%, e udhëhequr nga eksportet, prodhimi i naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura si dhe rimëkëmbja e kërkesës së brendshme”, tha ai, por duke shtuar se aktiviteti ekonomik vazhdon të jetë nën potencial. Edhe Cani pranoi shifrën 2% të rritjes së PBB-së sivjet, ndërkohë që Ahmetaj theksoi se mund të flitet madje për 2.1-2.2%.
 
Ilahi tha që edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë duhet të vazhdojë të mbështesë politikat ekonomike.
 
Ministri Cani tha se deri tani janë paguar 25 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit dhe pritet që shifra të shkojë në 35 miliardë deri në fund të vitit, sipas planifikimit buxhetor. Ai u tregua optimist që borxhi publik, me masat e marra dhe reformat në tatime e dogana, të fillojë të ulet nga viti i ardshëm. Pohim, që e konfirmoi edhe Ilahi. Cani tha që më 2015 do të krijohet Kadastra Fiskale, që do të krijojë kushtet për pagesën e rregullt të taksës mbi të paluajtshmet në vend. Ministri Cani u ndal edhe tek reformat në energjetike dhe sistemin e pensioneve, duke theksuar rëndësinë e uljes së borxhit publik dhe konsolidimin fiskal.

I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se tashmë rritja ekonomike është e konsoliduar. Pavarësisht parashikimeve optimiste, Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e përkushtuar për vijimin e reformave  dhe përmirësimin e situatës. Ai theksoi se nuk do të ketë ulje të pagave dhe të pensioneve.

Po kështu, edhe Guverantorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni në fjalën e saj u shpreh se ulja e borxhit publik ul rrezikun në ekonomi.

Ilahi: Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëvruar këstin e radhës të huasë prej 53 milionë euro. Pas përfundimit të bisedimeve me qeverinë shqiptare, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, atë të  Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe Guvernatoren në detyrë të BSH-së,  Elisabeta Gjoni, tha se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit.

“Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Këto janë edhe konstatimet e misionit. Vënë re se paketa e politikave ka qenë në rregull edhe në të kaluarën, dhe ekzistojnë plane për të pasur të njëjtën ecuri edhe në të ardhmen. Shkalla e rritjes ekonomike pritet të jetë rreth 2 % për 2014. kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve, prodhimit të naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, dhe nga një rimëkëmbje e kërkesës së brendshme. Aktiviteti ekonomik në Shqipëri vazhdon të jetë nën potencial, dhe inflacioni është i ulët si rezultat. Sa i takon ecurisë fiskale gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të 2014 ka qenë në përputhje me objektivat e parashikuara në kuadër të programit me FMN dhe kjo është e kënaqshme”, u shpreh Ilahi.

Ilahi tha që edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë duhet të vazhdojë të mbështesë politikat ekonomike.

“Kemi bërë edhe diskutime për buxhetin e 2015 dhe qeveria ka qenë e angazhuar për objektivin e uljes së borxhit publik. Pavarësisht shpenzimeve të cilat pritet që të bëhen në lidhje me sektorin e energjisë, ne presim që vitin e ardhshëm të shihet ulja e borxhit publik. Nga ana e politikës monetare shohim se pritshmëritë për inflacionin duket se janë të mbështetura mirë. BSh duhet të vazhdojë të mbështesë rritjen ekonomike. Ka shenja të rritjes së kreditimi në ekonomi, po kjo vazhdon të jetë e ulët për shkak të mungesës së dëshirë në sektorin bankar për të marrë përsipër riskun. Ndaj është i rëndësishëm vijimi i reformave strukturore. Siç u përmend edhe reforma në energji, ka bërë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve tona me qeverinë.

Kjo reformë është e rëndësishme për shkak të barrës së madhe që rëndon mbi financat, në aspektin e barrës fiskale. Në këtë drejtim janë bërë reforma. Ky plan reformash është rënë dakord, dhe është hartuar nga qeveria në bashkëpunim me BB, janë marrë masa për eliminimin e fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike. Po kështu kadhe masa të tjera administrative të marra nga qeveria. Edhe këto janë pjesë e diskutime ne lidhje më konsolidimin fiskal. Stafi i FMN e mirëpret planin e qeverisë për t’i dhënë kompensim shtresave të varfra.

Misioni i FMN e mbështet punën e autoriteteve për reformat strukturore dhe për këto politika dhe vlerëson se kjo punë përbën bazë për përmirësimin e situatën ekonomik dhe për konsolidimin fiskal. Programi do t’i paraqitet bordit të FMN që do t’i japë drejtim dhe lëvrimit të këstit të radhës, prej 53 mln euro”, tha shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi.



Cani: Ulim borxhin publik, vazhdojmë reformën në sistemin energjetik
Numri një i financave tha se buxheti i vitit 2015 është ndërtuar bashkë me FMN-në dhe pritet t’i japë një shtysë rritjes ekonomikë.
 
Sipas ministrit të Financave ky buxhet do të jetë për investime publike, si dhe për të përfunduar reformat e nisura, ndër të cilat përmendi reformën energjetike.  Ministri tha se synohet ulja e nivelit të borxhit publik.
 
“Janë paguar 26 miliardë lekë gjatë këtij viti për detyrimet e prapambetura. Auditi ndërkombëtar nuk gjeti parregullsi në procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Buxheti i 2015 i rakorduar me FMN synon t’i japë shtysë rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe punësimit, së pari duke siguruar financim për investimet publike në 5.4 % të PBB dhe së dyti duke mbështetur reforma të thella që përballen me rreziqe që i kanosen ekonomisë, siç është reforma në energjetike, në sistemin e pensioneve, si dhe uljen e nivelit të borxhit për 2015”, deklaroi Cani.

“Mbetemi të vendosur për konsolidimin fiskal dhe për të ulur borxhin publik, duke thelluar reformat në administratën tatimore, dhe duke vijuar me një paketë masash fiskale”, vazhdoi më tej ministri i Financave. Sipas tij qeveria a marrë parasysh dhe kërcënimet që vijnë nga nisja e reformave të rëndësishme.
 
“Ne jemi duke punuar për ndryshimin e sistemit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe për lehtësira të ndjeshme në Drejtorinë e Doganave. Prioritet është edhe reforma e rimbursimit të tatim-taksave. Ligji për TVSH përcakton kritere që e vendos kontrollin mbi bazën e riskut, jo çdo veprim duhet audituar, por vetëm veprimet me risk të lartë. Kjo përshpejton procesin e rimbursimit në kohë të TVSH. Do të krijohet edhe kadastra fiskale, për mbledhjen e taksës së pronës, pasi është një nga taksat ky synohet një përmirësim i ndjeshëm në mbledhjen e saj.  Jemi fokusuar në minimizimin e rreziqeve fiskale, sa i takon energjisë, sistemit të pensioneve, dhe për ndihmën për personat me aftësi të kufizuar.  Jemi të vendosur për të nxjerrë sistemin energjetik nga kriza, me anë të konsolidimit të reformave në këtë sistem. Kjo mbështetet edhe nga marrëveshja me BB. Qeveria do të sigurojë që ndikimet fiskale të sektorit të energjisë të vijnë në rënie, duke shmangur barrën mbi tatim-paguesit, dhe prioritet do t’i jepet mbrojtjes së shtresave në nevojë”, përfundoi fjalën ministri Cani.

cani
 
Ahmetaj: Rritja e konsoliduar, nuk ulëm rrogat dhe pensionet
Për ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj tani rritja ekonomike është e konsoliduar. Pavarësisht parashikimeve optimiste, Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e përkushtuar për vijimin e reformave  dhe përmirësimin e situatës. Ai theksoi se nuk do të ketë ulje të pagave dhe të pensioneve.
 
“Ekonomia shqiptare ka kaluar një vit korrektimi dhe sot me kënaqësi vërejmë që rritja ekonomike është një trend i konsoliduar. Rritja e 2014 do të jetë 2.1-2.2 %, brenda parashikimit. Por për qeverinë shqiptare është sërish e pamjaftueshme, dhe jemi të vendosur për vijimin e reformave dhe përmirësimin e situatës. Sa i takon buxhetit 2015 kemi dakordësi në parim me FMN edhe për reformat dhe për kuadrin afatmesëm, edhe sa i takon uljes së borxhit publik. Qeveria shqiptare arrin të mbajë të paprekura pagat dhe pensionet, ndryshe nga sa kanë bërë vendet e rajonit, me ulje drastike të pagave dhe pensioneve, siç ka ndodhur në Serbi”, deklaroi Ahmetaj.
ahmetaj

Gjoni: Ulja e borxhit publik ul rrezikun në ekonomi
Guverantorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni tha se ulja e borxhit publik ul rrezikun në ekonomi.

“BSH vlerëson së rritja ekonomike do të vazhdojë të përballet me kufizime. Politikat ekonomike duhen drejtuar të ruajtja e kastit stimulues, ndërsa në aspakëtin afatgjatë kërkohet përshpejtimi i reformave strukturore. Së dyti, politika e konsolidimit fiskal siguron përfitime afatgjata për vendin, kjo arrihet duke ulur borxhin dhe deficitin buxhetor. Nevojitet politike stimuluese për zhvillimin ekonomik, si dhe duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. BSH pret përmirësim të situatës në tregje. Sistemi financiar megjithatë do të vazhdojë të mbetet sfidues edhe gjatë vitit të ardhshëm”, deklaroi Gjoni.
gjoni
  – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/fmn-drit–jeshile-p-r-kredin—53-mln-euro-ok-me-reformat-255053.html#sthash.rf0gXFU0.dpuf