Fasonët përplasin aleatët, LSI s’pranon asnjë negociatë

452
Sigal

Paketa e fasonëve vijon të mbajë në debate dy aleatët qeverisës PS dhe LSI. Deputeti i LSI Petrit Vasili tha se për fondin e nxitjes së punësimit dhe me amnistinë e kamatëvonesave të biznesit fason nuk negocion dot me PS. Sipas Vasili janë premtimet të cilat duhet të realizohen dhe duhet të përfshihen si zë në buxhet. Janë dy pika të paketës fason që deputeti i LSI Petrit Vasili, replikoi me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. E para lidhet me fondin prej 5 milion dollarësh që nuk është përfshirë fare në buxhet, ndërsa për 2014 është alokuar vetëm 2.5 milion dollarësh. E dyta me faljen e kamatë vonesave për sigurimet shoqërore për biznesin fason.

Petrit Vasili: “Nuk jeni transparent për fondin e punësimit për biznesin fason. Nga 5 milionë dollarë për 2015-n, parashikohet 2.5 milionë dollarë. Kërkoj  sqarime çfarë po bëhet me faljen e kamatvonesës për sigurimet shoqërore për biznesin fason. Buxheti i parashikuar për këtë është 100 milionë dollarë.”,- tha Vasili.

Erjon Veliaj: Ramë dakort që të ketë një fond me të lartë për fondin e punësimit te biznesit fason. Fondi prej 2.5 milionë dollarë është për gjysmë viti kur hyri ne fuqi. Unë kërkoj rritje të fondit. Amnistia do të bëhet për fasonët dhe sektorët e tjerë. Efektet mblidhen nga ministria e Financave. Jemi në bisedime për ta finalizuar atë. ”

Deputet e PS e pyetën gjithashtu ministrin me ironi, nëse hiqesh nga skema e ndihmës ekonomike, nëse ke frigorifer në shtëpi. Ministri Veliaj e mohoi këtë, por tha se nga skema hiqen ata që kanë makinë, prona e vilë.