Fëmijët shqiptar rriten në mjerim, 31%  ushqehen një herë në ditë

613
Sigal

Një fëmijëri e shëndetshme , hedh bazat për një shoqëri të shëndetshme dhe të civilizuar.Studimi i INSTAT që i dedikohet mirqënies së fëmijve tregonë se 40% e tyre kanë qënë të privuar që të ushqehen një herë në ditë me mish e peshk, 31% me fruta, 18% nuk kanë lodra, 17% nuk kanë veshur rroba të reja dhe 54% nuk kanë shkuar me pushime për 1 javë rresht.

Fëmijët shqiptarë rriten në mjerim, nuk i njohin frutat

31% e fëmijëve privohen nga  mundësia e të ushqyerit  së paku një herë në ditë, me fruta dhe perime

Një fëmijëri e shëndetshme  hedh bazat e hershme të produktivitetit në një shoqëri të civilizuar. Kequshqyerja në fëmijëri lë pasoja të përhershme, si në zhvillimin fizik, dhe në kapacitetet mendore, duke i bërë ata kur të rriten, të nënshtruar vetëm ndaj nevojave për ushqim. Një studim i INSTAT-it, që i dedikohet mirëqenies së fëmijëve dhe adoleshentëve për periudhën 2016-2018, ka gjetur se rreth 40 për qind e fëmijëve në këtë periudhë, ka qenë e privuar që të ushqehet së paku një vakt në ditë me mish, peshk, fasule ose thjerrëza, pasi familjet nuk kanë mundësi financiare t’ua sigurojnë. Studimi referon se gjithashtu mbi 31 për qind e fëmijëve, nuk kanë mundësi që të ushqehen së paku një herë në ditë, me fruta dhe perime, qoftë të freskëta, apo të përpunuara.

Fëmijët  shqiptarë  janë të privuar edhe nga aktivitet të tjera që ndikojnë në zhvillimin e tyre të shëndetshëm,  siç janë veshja, argëtimi dhe aktivitete  jashtë shtëpisë.

Mbi 40 % e fëmijëve nuk marrin pjesë rregullisht në aktivitete  jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë të vitit, të tilla sport, muzikë, etj, ndërsa më shumë se 18 % e tyre, nuk kanë akses në lodrat e përshtatshme për moshën e tyre.

Mbi 28 për qind e fëmijëve nuk kanë asnjë mundësi të ftojnë shokët dhe shoqet në shtëpi apo të konsumojnë diçka me ta jashtë.

Gjithashtu 17 % e fëmijëve nuk kanë mundësi të  kenë të paktën një veshje të re.

Më shumë se gjysma e fëmijëve, rreth 54 % e tyre, nuk kanë mundësi të ikin me pushime një javë në vit, qoftë duke shkuar tek një i afërm.

Gjithashtu, më shumë se një e treta e fëmijëve, kanë vështirësi në infrastrukturën mbështetëse për të studiuar. Më shumë se 39 % e fëmijëve, nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetet jashtë shkollës pasi nuk kanë mundësi të paguajnë ekstra dhe 28 % e fëmijëve, nuk kanë një hapësirë të përshtatshme në shtëpi për të studiuar.