Edhe pse Shqipëria është e 3 në Europë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pishën në shtëpi. Asnji ujësjellës nuk e vlerëson aktin higjeno-sanitar. Çdo person duhet të konsumojë 3 litra ujë në ditë dhe për 1 familje me 4 persona shpenzohen 2500 lekë në ditë ose mbi 75 mijë në muaj. Kësaj vlere duhet ti shtohet edhe fatura me taksat e Ujsjellësit, ku vlera totale është e barabartë me 1 pension mujor
Kreu i ERRU: Asnjë ujësjellës s’e merr ndershmërisht aktin higjieno-sanitar
Edhe pse Shqipëria është e treta në Evropë për burimet e shumta ujore, shqiptarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, nuk e kanë furnizimin e ujit 24 orësh, porse paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e ujit, dhe e krahasuar me të ardhurat, mund të themi se shqiptarët e paguajnë shumë më shtrenjtë ujin, sesa gjermanët, grekët, suedezët.
Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së, gjatë raportimit në parlament mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton, për vitin 2020, foli për rishikim çmimit të ujit dhe metodologjinë e re.
Enti Rregullator i Ujit po përfundon metodologjinë për përcaktimin e tarifave të ujit, duke synuar që kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve të përballojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, u bë me dije nga kreu i ERRU-së.
Shani u ndal dhe te përballimi i faturave të ujit nga familjet në nevojë, duke kërkuar subvencione.
Ndërkaq, sa i takon performancës të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, ai tha se, shumë prej treguesve u përkeqësuan në vitin 2020.
Paralelisht, kreu i ERRU-së solli në vëmendje pajisjen e shoqërive me aktin e inspektimit higjieno-sanitar, duke kërkuar ndryshime legjislative, pasi sipas tij, edhe ato kompani që e kanë marrë aktualisht, nuk e kanë përfituar me ndershmëri.
60 mijë lekë në muaj ujë i pijshëm
Kujtojmë se një individi i duhen mesatarish 3 litra ujë në ditë. 2 mijë lekë që një familje me 4 persona do harxhojë në ditë vetëm për ujë të pijshëm, përkatësisht në një muaj i duhen 60 mijë lekë të vjetra. Gjithë këto shpenzime vetëm për ujë, pasi uji që rrjedh nga çezmat e qytetarëve nuk është i pijshëm.




















