TIRANE– Enkeleda Shehi është propozuar sërish në krye të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas dispozitave të ligjit të ri, miratuar në muajin Korrik, kryeministri Rama i ka propozuar Kuvendit, emërimin e zonjës Shehi si drejtore ekzekutive, post që deri më sot nuk ekzistonte si i ndarë dhe kompetencat e të cilit ushtroheshin nga Kryetari i Bordit Drejtues. Kryetari i Bordit të AMF do të jetë pozicion i ndarë nga ai i drejtuesit ekzekutiv, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe drejtori ekzekutiv së bashku me nëndrejtorin, do të jenë anëtarë të Bordit Drejtues, ndërsa tre anëtarët e tjerë nuk duhet do të kenë detyra ekzekutive. Edhe kryetari i ri Bordit do të emërohet nga Kuvendi, por me propozim të Komisionit të Ekonomisë, që duhet të kryejë një procedurë përzgjedhje.