Ministri Mete: Projektbuxheti 2024, fazë e re e zhvillimit të ekonomisë

Ministri i Financave Ervin Mete ka mbajtur fjalën e tij para deputetëve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuesve, ku ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2024. Mete, gjatë mbledhjes që po zhvillohet online, për shkak se opozita nuk lejoi punimet në Kryesinë e Kuvendit, është shprehur se buxheti synon mbështetjen e rritjes së mëtejshme ekonomike përmes investimeve publike, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, punësim më cilësor dhe mbrojtje sociale për shtresat në nevojë. Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, mbi 1/3 e buxhetit shkon për kategoritë sociale, për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes etj. Investime për rikonstruksion/ndërtim ujësjellësash për bashkitë në vlerën 4.5 miliardë lekë; Investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për infrastrukturë vendore dhe rajonale 4 miliardë lekë; Fondi për emergjencat civile për bashkitë në shumën 2.5 miliardë lekë për financimin e projekteve, që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe digat; Investime për rikonstruksion, ndërtim dhe rehabilitim shkollash 9-vjeçare/ të mesme në vlerën 2.2 miliardë lekë; Investime për ujitjen dhe kullimin,400 milionë lekë; Fondi social, në shumën 320 milionë lekë; si dhePastrimi i bregdetit, i cili për këtë vit shtrihet pothuajse në të gjithë vijën bregdetare, për disa bashki e menaxhuar nga Ministria e Mjedisit në vlerën 300 milionë lekë. Me përfundimin e Censusit do të merren parasysh të dhënat e tij edhe për të rishikuar apo rikalkuluar mënyrën se si shpërndahet transferta te bashkitë. Këto ishin çështjet kryesore që doja të ndaja te ju përsa i përket projektbuxhetit dhe specifikisht fushave që mbulon komisioni.

NOA