Dëmshpërblimet, SIGAL UNIQA shërbim të ri për qytetarët

581
Sigal

 

Numri i
aksidenteve në Shqipëri është shtuar dhe dëmshpërblimi nga sigurimi i
detyrueshëm TPL është një stërmundim. Shqipëria renditet një nga vendet me
numrin më të lartë të aksidenteve në Europë, rrjedhimisht edhe me numrin më të
lartë të vdekjeve, mesatarisht rreth 85 vdekje për çdo 100 mijë automjete.
Dëmet e shkaktuara si pasojë e këtyre aksidenteve kapin shifrën e 130 milionë
Euro në vit, ose 1.5% e GDP-së.

Nga ana tjetër,
ankesat e shqiptarëve për procedurat e dëmshpërblimeve janë gjithnjë në rritje,
madje jo rrallë herë zgjasin dhe me vite duke u endur nëpër procese gjyqësore
të stërzgjatura.

Aktualisht me
sigurimin TPL nëse përfshihesh në një aksident dhe jeni ju shkaktari, kompania
juaj e sigurimit dëmshpërblen palën tjetër, ndërsa ju nuk e keni të drejtën e
dëmshpërblimit.

Nga ana tjetër,
nëse nuk jeni ju përgjegjës i aksidentit, për të marrë dëmshpërblimin duhet ti
drejtoheni kompanisë ku shkaktari është siguruar.

Nisur nga këto
sorollatje dhe procedura pafund, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ofron një shërbim
krejtësisht të ri për qytetarët, me qëllim shmangien e problemeve me
dëmshpërblimin.

Me të njëjtin
çmim që ju blini sigurimin e detyrueshëm të automjetit (Sigurimi TPL), SIGAL
UNIQA ju ofron shtesë edhe sigurimin MiniKasko, i cili mbulon dëmet materiale
të automjetit tuaj, edhe nëse jeni ju shkaktari i aksidentit, i vërtetuar me
procesverbalin e policisë.

Me shërbimin e
ri TPL plus MiniKasko, SIGAL UNIQA dëmshpërblen si palën e dëmtuar ashtu edhe
shkaktarin, pra duke thjeshtësuar të gjitha procedurat e deritanishme.

Tashmë nuk do të
keni nevojë ti drejtoheni më kompanisë tjetër për të marrë dëmshpërblimin, as
të endeni nëpër gjykata me procese gjyqësore që jo rrallëherë zgjasin edhe me
vite. Produkti që SIGAL UNIQA ka hedhur në treg ofron një shërbim që përgjigjet
menjëherë për të dyja palët e përfshira në aksident.

Sigurimi
MiniKasko është një produktet me eksluzivitet të SIGAL UNIQA-s. Kjo kompani ka
vendosur që këtë sigurim tua ofrojë qytetarëve së bashku me sigurimin e
detyrueshëm të makinës (TPL) brenda të njëjtit çmim.