Operacioni anti-drogë, arrestohen shqiptarë e grekë, sekuestrohen 230 kg marijuanë

399
Sigal

Gazeta Telegraf/

Policia greke është duke zhvilluar një
operacion në Athinë për goditjen e një grupi kriminal në trafikun e drogës.
Mësohet se janë sekuestruar 230 kg marijuanë, në vendin e quajtur Eksarkia,
ndërsa gjatë operacionit janë vënë në pranga disa shtetas shqiptarë dhe grekë.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca
policie, ndërsa është njoftuar edhe një konferencë për mediat nga ana e
autoriteteve greke ku do të bëhen të ditura të tjera detaje të aksionit.

Dyshohet se droga ishte futur në Greqi nga
Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun vendas.