Credins Bank, kredi me 0% interes. Marrëveshje me kompaninë Shaga, likujdim pa asnjë kosto deri në 36 këste

848
Sigal

Çdokush që dëshiron të blejë produkte pranë kompanisë Shaga Shpk do të mund të përfitojë financimin e vlerës në masën 100%, përmes një kredie nga Credins Bank me 0% interes. Koordinatorja e kredisë pranë Credins Bank, Blerina Mançellari shpjegon se çfarë është kjo mundësi e re financimi, teksa thekson se miratimi bëhet brenda 24 orësh.

“Kjo kredi konsiston në blerjen e të gjitha produkteve që kompania Shaga apo të tjera që banka ka lidhur këtë lloj partneriteti mund të përfitojnë vlerën deri në 100% të produktit që shitet nga kjo kompani sipas pagesave mujore në formën e një kredie. Financimi është brenda 24 orëve. ”

Kredia 0% interes ka një sërë benefitesh, ndërsa ofron mundësinë e shlyerjes së shumës së përfituar me 12-36 këste.

“Përveç afatit nga 12 deri në 36 muaj dhe vlerës maksimale deri në 500 000 lekë ku klienti mund të marrë çdolloj produkti të kompanisë Shaga është se interesi paguhet nga kompania së bashku me komisionet e disbursimit dhe gjithashtu është një nga produktet pa sigurim jete. Klientët të cilët marrin një produkt nga banka dhe vijnë në bankë për të marrë këtë lloj financim gjatë gjithë periudhës së kredisë do të paguajnë vetëm principalin .  ”

Edhe dokumentet e nevojshëm janë minimalë, ndërkohë që nuk është kusht që të jeni pagamarrës pranë Credins Bank.

“Dokumenti që nevojitet është minimal. Nevojitet vërtetim page, mjet identifikimi dhe certifikata familjare, ndërkohë kompania me të cilën do të blihet produkti do lëshohet fatura. Nuk është kusht i nevojshëm që të jesh pagamarrës në Bankën Credins. ”

Paralelisht, blerje me këste me 0% interes mund të përfitojnë edhe mbjatësit e një karte krediti të lëshuar nga Credins Bank.

“Tashmë u bë një kohë shumë e gjatë që ne bashkëpunojmë me Bankën Credins. Ka rezultuar shumë efektive në të gjitha proceset dhe kurrsesi nuk mund të mungonte edhe ky produkt, që vjen shumë në ndihmë të gjithë klientelës së Shaga shpk. Bashkëpunim shumë i mirë në pjesën e dokumentacionit, në pjesën e produkteve që janë në kosto me shumë të ulëta. Minimalist në pjesën e dokumentacionit janë avantazhe për klientët. Mendoj se është një opsion shumë i mirë.”

Për kompaninë Shaga shpk, kjo është një formë për t’i ofruar klientit mundësinë e blerjes së produkteve kur kanë mungesë të likuiditetit, ndërkohë që parteneriteti me Crendis Bank është më i përshtatshmi për shkak të lehtësive që kjo bankë ofron jo vetëm për blerësit, por edhe për biznesin.

“Credins Bank është një institucion që vlerëson lart tek klientët e tij për të zhvilluar biznes. Në këtë kuadër banka Credins do ta zhvillojë më tej edhe këtë produkt, me 0% interes dhe nga ky moment që flasim kemi edhe marrëveshje të tjera.” SCAN