Fatjona Memçaj zgjidhet prokurore ndërlidhëse e Shqipërisë në Hagë

450
Sigal

Fatjona Memçaj përzgjidhet si prokurore ndërlidhëse pranë Eurojust (Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Europian, Hagë).

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zgjedhur sot kandidaturën për pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust. Mes dy emrave të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai ka zgjedhur Memçajn, e cila është dhe prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kandidati i përzgjedhur do të komandohet sipas rregullimeve ligjore të brendshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për periudhën 2 vjet e 6 muaj. Prokurori i Përgjithshëm ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshëm për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e prokurorit ndërlidhës për Shqipërinë pranë Eurojust.

Kujtojmë se Fatjona Memçaj ishte kandidate për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.