Çetat e mikrokredive në ‘qiellin e 7-të’ me bekimin e Gent Sejkos

Posta Shqiptare pa licencë bankare, por në shërbim të mikro-kredive mafioze dhe pastrimit të parave

Megjithëse BSH ia hoqi licencën në vitin 2020 për qarkullim ilegal të 300 milionë eurove, Posta vijon aktivitetet financiare të ndaluara në bashkëpunim me “IuteCredit Group”, agjencitë jo-bankare dhe disa banka, duke u kthyer në kanal zhvatjeje dhe pastrim parash për pushtetarë e grupe kriminale, pa asnjë ndërhyrje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko që ka legalizuar mikrokreditë.

Skandali i drejtuesve të shoqërisë shtetërore “Posta Shqiptare”, me promovim të aktivitetit të mikro-kredive zhvatëse të kompanisë mafioze “IuteCredit Group”, nuk është vetëm reklamë, por edhe aktivitet i paligjshëm me të, me agjenci të tjera jo-bankare dhe banka.Dokumenti vërteton faktin se shoqërisë Posta Shqiptare i ndalohet të kryejë aktivitet financiar jo-bankar e bankar vetë, por edhe nëpërmjet agjencive jo-bankare dhe bankave.
Sepse Banka e Shtetit i ka hequr licencën qysh para 5 vitesh, me Vendimin Nr. 3182, datë 8 korrik 2020, të bazuar në raportin e përbashkët të SHISH dhe Anti-Krimit Ekonomiko-Financiar, ku thuhej se nëpërmjet aktiviteteve ilegale jo-bankare brenda Postës, kishin qarkulluar 300 milionë euro të botës së krimit.

NOA

Por edhe pas heqjes së licencës nga Banka e Shtetit, ish-drejtori i Postës, Laert Duraj (që në vitin 2021 u bë deputet i PS-së) dhe pasardhësit Biba, Ervin Bushati e Ardit Demiri, vazhduan aktivitetin ilegal jo-bankar, me transferim e qarkullim milionash ilegale, këmbim valutor dhe monedhë elektronike.

Këtë aktivitet financiar të palicencuar, Posta Shqiptare vazhdon ta kryejë edhe sot nën hundën e BSH që legalizoi mikorkreditë , kështu nëpërmjet bashkëpunimit me agjenci jo-bankare si “IutePay & IuteCredit Group”, me përfaqësues e ortak Akan Ajdinin, i skeduar për mashtrime, falsifikime dhe zhvatje të qytetarëve me mikro-kredi.Përveç kësaj agjencie, Posta Shqiptare po bashkëpunon në aktivitete të paligjshme financiare jo-bankare edhe me:

“Fondi Besa” të Bajram Muçajt,
“NOA” të Andi Balltës,
“Virtus Landing” të shtetasve kosovarë Hekuran Dajaku, Elena Krasniqi e Dior Sahiti,
“Credital” të Elton Janinës, Klei Kaçupit dhe Dashnor Osmanit.
Sipas raporteve të agjencive inteligjente, nëpërmjet kredi-dhënieve jo-bankare dhe blerjes së kredive të këqija nga bankat, këto subjekte transferojnë, qarkullojnë dhe pastrojnë milionat e pushtetarëve dhe grupeve kriminale.
Ndërkohë, Posta Shqiptare kryen veprimtari financiare edhe me “Raiffeisen Bank”, “OTP Bank”, “Banka Amerikane e Investimeve (BAI)” etj., të cilat delegojnë kreditë te agjencitë jo-bankare dhe bëjnë lojëra me kursin e këmbimit valutor.

Kjo veprimtari në bashkëpunim me agjencitë private financiare, kryer nga shoqëria shtetërore “Posta Shqiptare”, megjithëse Banka e Shtetit i ka hequr licencën prej korrikut 2020, nuk po bëhet objekt hetimi nga agjencitë anti-krim dhe drejtësia, ndonëse kanë dijeni të plotë.Prej kohësh është dhënë alarmin për rrezikun e agjencive jo-bankare dhe bankave të lidhura me mafien, të cilat kanë shkaktuar probleme të rënda financiare për mijëra qytetarë e biznese. Ndërsa Posta Shqiptare po shërben si kanal aktiviteti për to, për zhvatjen e qytetarëve dhe pastrimin e parave të krimit.Kështu ndodh kur mikrokreditë që çuan edhe në vetëflijim qytetarë para dyereve të drejtësisë legalizohet nga BSH. Kujtojmë se Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë është thirrur më parë të japë sqarime në Kuvend lidhur me skandalin e mikrokredive si favorizues i tyre.