Bizneset kundër qeverisë

82

Vendimi i Ministrisë për t’i kaluar detyrimin e kompanive, ortakëve, ka sjellë reagimin e shoqatave të bizneseve. Përmes një shkresë me 22 firma, i kërkohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të shfuqizojë udhëzimin duke e konsideruar në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare.

 “Gjykojmë që transferimi i detyrimit tatimor është i paligjshëm. gjithashtu, gjykojmë se do të ishte e kundërligjshme çdo masë sekuestro konservative apo masë tjetër që cënon llogaritë bankare dhe/ose pasuritë e tjera të ortakut, aksionerit, administratorit, që mund të marrë administrata tatimore. Në këtë kontekst, masa të tilla mund të merren vetëm nga gjykata kompetente gjatë gjykimit të padisë“.

Sipas tyre qeveria në këtë mënyrë jo vetëm që shkel të drejtat e bizneseve, por krijon më shumë mundësi për abuzim prej Administratës Tatimore.

 “Në gjykimin tonë, formulimi aktual i udhëzimit lë hapësira për abuzim nga ana e autoriteteve tatimore, pasi krijon idenë se këta të fundit kanë të drejtën të japin urdhera bllokimi pa pasur fillimisht një vendim të gjykatës së formës së prerë“.

Por për Ministrinë e Financave, po bëhet keqinterpretim i akteve nënligjore, dhe nuk ka detyrime që nuk janë të të parashikuara me ligj.