Anketa: 47% e bizneseve ulin qepenat, 32% shkurtojnë stafin

417
Sigal

Mbyllja totale e ekonomisë në muajin prill “fundos” buxhetin duke i shkaktuar ekonomisë 220 mln. euro më pak për dy muaj, si dhe 14.7% më pak si 5-mujor. Tatimi, TVSH-ja, akciza, sigurimet, etj. shkaktuan goditjen më të madhe. Pyetsori i 833 kompanive në 12 qarqe tregoi se 94% e turizmit u ndalua, 32% shkurtuan stafin dhe 47% mbyllën bizneset. PNUD: Korrupsionit në bashkitë me ritme të frikshme.

 

 Rreth 47% e bizneseve ulën qepenat gjatë  periudhës së emergjencës të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 . 42% vazhduan punën pjesërisht, dhe vetëm, 11% ,nuk e ndërprenë aktivitetin e tyre, pavarësisht situatës. Këto janë të dhënat e anketës “Covid-19  mbi bizneset”, e përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve.

Sipas sektorëve, akomodimi, aktivitetet e zinxhirit ushqimor dhe agjencitë e udhëtimit / operatorët turistikë, të lidhur me turizmin, janë më të prekur nga situata COVID-19. Konkretisht, 94% e aktivitetit të turizmit ndaloi punën plotësisht, ose pjesërisht. Në të kundërt, sektori i bujqësisë deklaron se është më pak i prekur nga situata e jashtëzakonshme, me specifikisht 24% të kompanive të cilët nuk e ndaluan aktivitetin, dhe 57% të cilat pjesërisht e vazhduan aktivitetin. Pavarësisht nga madhësia ose sektori, shumica e kompanive vlerësojnë se ndikimi i  COVID-19 do të zgjasë deri në 1 vit.

Ndërkaq, për të siguruar vazhdimësinë e biznesit, kompanitë deklarojnë se kryesisht do të përdorin të ardhura të mëparshme të akumuluara (34%) si edhe do të ulin kostot (32%) fokus shkurtimi i vendeve të punës ose ulja e prodhimit. Marrja e kredisë në bankë konsiderohet si opsioni i tretë. Më specifikisht nga pikëpamja sektoriale, bujqësia, ndërtimi dhe tregtia konsiderojnë mbështetjen me hua bankare. Ndërsa, industria dhe turizmi fokus do të kenë uljen e kostove,  ndërsa shërbimet kryesisht do të përdorin të ardhurat e tyre të akumuluara. Pyetësorit iu përgjigjën 833 kompani të shpërndara në të 12 qarqet e Shqipërisë.