Tiranë, dentistja shuplakë koleges në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor

312
Sigal

Një sherr mes dy stomatologesh raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet një ditë më parë.

Njëra 37 vjeçe dhe tjetra 42-vjeçe, mësohet të jenë konfliktuar në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.

“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesioni stomatologe,”-njofton policia.