AKU dhe12 drejtorët e saj vulosin dhe certifikojnë etiketat false të krimit ushqimor nga bulmetet tek sallamet e pijet

254
Sigal

 

Ja si vetë shefat e AKU, i çertifikojnë etiketat false të bulmetrave, sallameve, vajit, pijeve, lëngjeve, ëmbëlsirave etj.

 

Ligji përcakton, që etiketat e produkteve ushqimore, përgatiten nga vetë prodhuesit të verifikuar me kontroll laboratorik nga AKU, ndërkohë qyetarët shqiptarë konsumojnë vajra teknologjik e jo 100% luledielli dhe embëlsira e biskota, që prodhohen me vaj palme, me miell e vezë të mbetura stok

 

Rekord krimi ushqimor janë fabrikat e bulmetrave, që qumështin pluhur me vaj palme e shesin si qumësht lope, por tmerr është me etiketat e sallamrave, ku mashtrohet se janë 100% me mish viçi, por çmimet 400-500 lekë/kg, tregojnë se janë me 5% mish e mbetje shtazore, kremra, miell e përbërës kimik e aromatik, që krijojnë imitim të ngjyrës dhe aromës së mishit real; siç ndodh dhe me etiketat e vajrave të gatimit, ku shkruhet se janë 100% luledielli e misër, por në fakt janë 80% me përbërës jo ushqimor, bërsi madje dhe vajra teknologjik të cilët shiten vetëm në vende “xhungël” si Shqipëria.

Krimi ushqimor, nuk ka autorë vetëm ata që me mashtrim, prodhojnë dhe tregtojnë produkte me lëndë të para të rreme, përbërës të rrezikshëm, pa cilësi e pa vlerë kalorike sipas vlerës së çmimeve, por dhe shefat e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor që bëhen palë me ta.
Lejimi dhe fshehja e krimit ushqimor në Shqipëri, fillon nga firma dhe vula e shefave qendror të AKU-së, të cilët vendosin për miratimin e etiketave të produkteve të prodhuara brenda vendit, duke i certifikuar ato për shitje në treg.

Referuar Vendimit 434, datë 11.7.2018 të qeverisë, prodhuesit e ushqimeve, detyrohen të miratojnë etiketën e çdo produkti te Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, i cili verifikon në çast dhe çdo 3 muaj në treg e fabrika, nëse të dhënat e etiketave përputhen me apo jo përbërjen.
Këtë detyrim ligjor, AKU nuk e zbaton, duke miratuar etiketat false, që paraqesin fabrikat e përpunim-prodhimit të produkteve të qumështit, sallamrave, vajrave për gatim, pijeve, lëngjeve, konservave, ëmbëlsirave etj.

Këtë falsitet, po bëjnë prej 1 jave me etiketat ushqimore, 12 drejtorët rajonal dhe drejtori qëndror i AKU Bledar Skënderi, duke i miratuar ato, paçka se e dinë që janë me të dhëna false.

P.sh,, shefat e AKU e dinë që fabrikat e bulmetrave prodhojnë qumësht, djathë, gjalpë e kos me 80% qumësht pluhur, vaj palme e përbërës kimik, ndërsa në etiketa i deklarojnë si produkte me 100% qumësht natyral vendi e me logo lopësh.

Ky mashtrim në etiketa, u pranua nga vetë pronarët e fabrikave të qumështit, kur me lobim të shoqatës së tyre të kërkuar e nxitur nga bosët e fabrikave, bënë pazarin me shefat e pushtetit dhe kundrejt çekut nën dorë, ranë dakord për të hequr taksën e qumëshit pluhur.
Ndërsa shefat e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, jo vetëm nuk detyrojnë pronarët e fabrikave të ndryshojnë të dhënat, për të deklaruar se sa përqind qumësht pluhur, hirrë e vaj palme përdorin, por vazhdojnë u miratojnë etiketat false në çdo produkt.

Me etiketat e sallamrave mashtrohet se janë 100% me mish viçi, por çmimet 400-500 lekë/kg, tregojnë se janë me 5% mish e mbetje shtazore, kremra, miell e përbërës kimik e aromatik, që krijojnë imitim të ngjyrës dhe aromës së mishit real

Kështu veprohet dhe me etiketat e sallamrave, ku shkruhet se janë 100% me mish viçi vendi, por çmimet e tyre 400-500 lekë/kg, tregojnë se janë me 5% mish i përzier me mbetje shtazore, kremra, miell dhe përbërës kimik e aromatik, që krijojnë imitim të ngjyrës e aromës si mish real.

12 drejtorët miratohen dhe për vajrat e gatimit, ku shkruhet mashtrimi se janë 100% me luledielli, misër madje edhe ullinj, por në fakt janë 80% me përbërës jo ushqimor, bërsi, e deri vajra teknologjikë të cilët përziehen, ambalazhohen e shiten në vende “xhungël” si Shqipëria.
Firma dhe vula, shefat e AKU vendosin edhe për miratimin e etiketave të pijeve, lëngjeve, birrave, ku shkruhet se produktet janë me 100% lëndë të para natyrale, madje dhe për embëlsirat e biskotat, që prodhohen me vaj palme, me miell e vezë të mbetura stok.

Ligji përcakton, që etiketat e produkteve ushqimore, përgatiten nga vetë prodhuesit sipas sistemit “HACCP”, që do të thotë “vetë-deklarim” për përbërësit dhe sigurinë, por të verifikuar me kontroll laboratorik periodik nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor./Pamfleti