Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 42-vjeçari

143
Sigal

Nje 42-vjecar ka rene ne prangat e policise pasi akuzohet per dhune ne familje.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Ndërkohë, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.