Të paditurit dhe të babëziturit, pashallarë te financave publike

233
Sigal

Analizë nga Prof.Dr. Arben Malaj/ Vetëm të paditurit dhe të babëziturit si Arben Ahmetaj, që garantoi se Bechetti nuk do të merte asnjë qindarkë, e quanë sukses varfërinë dhe borxhin që po u lëmë brezave. Korrupsioni dhe kapja e shtetit me investimet publike sipas FMN-së është nga 600-900 milion euro ose 1.4 herë më e madhe se i gjithë eurobondi. “Buxheti i viti 2022 është më i madhi në historinë e financave publike shqiptare për shkallen e papërgjegjshmërisë dhe të mashtrimit publik. Ja 7 argumentat kryesore

 

 Korrupsioni dhe kapja e shtetit me investimet publike sipas studimeve të FMN-së është nga 600- deri në 900 milion euro. Kjo shumë është deri në 1.4 herë më e madhe se i gjithë eurobondi.

“Buxheti i viti 2022 është më i madhi në historinë e financave publike shqiptare për shkallen e papërgjegjshmërisë dhe të mashtrimit publik. Vetëm të paditurit dhe të babëziturit mund ta shesin publikisht eurobondin dhe buxhetin 2022 si sukses. Ky na garantoi edhe se Bechetti nuk do të merte asnjë qindarkë dhe se 50 milion euro për teatrin e ri do ti nxirte nga dheu. Paratë për Bechettin dhe TK tani po i nxjerr/paguan nga eurobondi”.

Ja disa argumenta kryesore:

1.Si mund të besohet se ky është buxheti më i madh në 30 vite, kur madhësia e buxhetit varet nga totali i shpenzimeve dhe investimeve nga tërmeti, pandemia dhe babëzia. Këto rritje abuzuese po financohen nga rritja e defiçiteve dhe borxheve – që në thelb janë rritje e barrës së borxheve për taksapaguesit e sotëm dhe të porsa lindur.

  1. Korrupsioni dhe kapja e shtetit me investimet publike sipas studimeve të FMN-së është rreth 33-35 % të tyre ose më konkretisht në vendin tonë nga 600- deri në 900 milion euro. Kjo shumë është deri në 1.4 herë më e madhe se i gjithë eurobondi. Pra po marrim borxhe për të financuar babëzinë dhe po e përkeqësojnë si rritjen ekonomike dhe stabilitetin e financave publike.
  2. Ky rilindas i babëzitur thekson se ky buxhet kthen stabilitetin e financave publike. Shqipëria është paralajmëruar në mënyre kritike dhe të përseritshme nga FMN, BB dhe BE se me projektete mëdha infrastrukturore pa studime, pa garë dhe me kosto shumë të larta vazhdojnë ta kërcënojnë rëndë stabilitetin e financave publike.

3.Si mund të kthehet stabiliteti i financave publike kur këta gënjyen publikisht për konferencën e donatorëve, nuk kanë thithur dot as 1/3 e e shumës prej 1.15 miliard euro për të cilën u mburren se janë lypsarët më të mirë në historinë e Shqipërisë. Kush individ, apo vend në botë është zhvilluar nga lypja dhe lypsarët?

4.Rindërtimi, pandemia parneritet publike private preferionaciale oligarkike po financohen me deficitet e rritura dhe borxhet e rënda dhe jo nga grantet dhe kreditë e buta të donatorëve.

5.Si po kthejnë stabilitetin e financave publike kur borxhet e fshehura janë rritur në mënyrë kërcënuese për financat dhe cilësinë e rritjes ekonomike? Aq i madh dhe aq abuziv eshtë mashtrimi me shifrat e buxhetit sa që Kuvendi ynë voton si shifra të buxheveve faktike ato që imponon qeveria jo ato që edhe sipas ligjit dhe praktikave ndërkombëtare janë shifrat që certifikon KLSH .

  1. Si ky buxhet mbështet më mirë të varfërit, të papunët dhe të paaftët kur keq qeverisja e disa të babëziturve ka prodhuar gjobat nga gjykatat ndërkombëtare që shkojnë 300 – 420 milion euro ose rreth 60% e eurobondi. Ja përse eurobondi certifikon dështimin dhe jo suksesin e qeverisë. Përse duhet të shitet si sukses i jashtëzakonshem ky borxh i ri kur ai merret për të mbushur gropat e zeza dhe të thella në financat publike. Gropa të çelura jo thjeshtë nga padija, por nga babëzia dhe kapja e disa rilandasve nga oligarkët e tyre?
  2. Si mund të gënjehet në mënyren kaq vulgare se “po kthejmë stabilitetin e financave publike: kur të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare ju kërkojnë të ndërpresin, të shkurtojnë dhe riskedulojnë projektet mëdha infrastrukturore, jo vetëm se kanë kosto të rënda, ku përfshihet dhe kostoja e babëzisë, por sepse kanë kufizuar mundesitë/ hapësirat fiskale për politika të mbrojtjes së shtresave sociale. Sipas studimeve ndërkombëtare,Shqipëria edhe pse ka e ka rritur borxhin publik me jo më pak se 10% të GDP-së ka destinuar për mbrojtje të shtresave sociale jo më shumë se 1 % te GDP-së.
  3. Kostot e qeverisjes se paditur dhe të babëzitur lexohen lehtë në realitetin e hidhur të vendit tonë, në humbjen e shpresën dhe në braktisjen e tij. Babëzia ju ka zënë sytë qeveritarëve që prezantojnë një realitet pink për ekoniominë, financat dhe shqiptarët.