Mark Topollaj/ Hajdutët dhe mashtruesit e Kinematografisë Shqiptare fshehin të vërtetën

512
Sigal

Papa i Romës më ka kthyer përgjigje për 20 ditë, ish- ministri i Kulturës as për 20 muaj

 Pesë muaj më parë i dërgova një letër ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, për mosfinacimin e skenarëve të mi nga QKK-ja. Skenari “Revolta” bën fjalë për rezistencën e të izoluarve në Burgun e Spaçit dhe “At’ Zef Valentini dhe Shqipëria”, prezanton figurën madhore e një albanologu që ka shkruar mbi 60 volume për Shqipërinë. Ministrja Kumbaro hesht! Deri më sot nga ky dikaster nuk kam asnjë përgjigje. Një letër “At’ Zef Valentini” ia kam dërguar, edhe Papës së Romës, Françeskos. Përgjigjen e mora pas 20 ditësh. Rastësisht në QKK  gjeta një shkresë që daton 27.12.2013 drejtuar z. Elira Kokona nga Artan Minarolli, ish-drejtuesi i QKK. Kjo shkresë bën fjalë për anulimin e dy skenarëve të mi nga ky drejtues. Ky mashtrues mohon se, filmi “At’ Zef Valentini dhe Shqipëria” nuk është caktuar në paketën e filmave dokumentarë për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nuk do flas për këtë sepse në artikujt e mëparshëm kam theksuar se, qeveria “Berisha” dhe QKK nuk duan që katolikët të prezantohen në këtë 100- vjetor. Për këtë skenar nuk ka qenë caktuar post-produksioni dhe asnjë afat kohor nuk ka qenë në rregullore. Harresa e neglizhenca është vrasja e dytë për këta njerëz të shquar të Kombit. Rruga e poshtërimit të vërtetës e këtij servili në prefeksin vazhdon edhe me skenarin artistik “Revolta”. Unë jam i lidhur me kompaninë filmike italiane “Cinema International Communications”, një kompani serioze që ka prezantuar në botë shumë filma të nivelit të lartë. Zoti Minarolli në rrugën e intrigës së vet tentoi të bëjë një lidhje me Kompaninë Shqiptare “Media Vision” dhe kompaninë italiane pa më pyetur mua. Qëllimi ishte i qartë: Për përfitime personale dhe për të më frenuar lidhjen time me këtë kompani, gjoja se është e angazhuar me filmin “Amaneti” dhe nuk mund të punoja në dy filma. Një paradoks i paprecedent. Këtë veprim e ka përmendur vet në letrën drejtuar Ministrisë së Kulturës. Kompania Italiane “Cinema International Communications” e ndërpret lidhjen me kompaninë shqiptare. Motivi ishte i thjeshtë. Ata duhet të jepnin para pa pasur të drejta. Të drejtat e plota për këtë film i kishte një kompani tjetër italiane “Xhifoni”.

 Pazaret e Zotit Minarolli

Zoti Minarolli kompania shqiptare “Media Vision”, që ka prezantuar skenarin “Amaneti”, është i paaprovuar nga bordi i qendrës. Padrejtësisht ti e fute këtë skenar se regjisori pa qenë regjisor ishte i shoqi i Majlinda Bregut. Ti falsifikove firmat e bordit, jo për aprovim, por për financim. Zoti Minarolli pse i dhatë lekë për një palo skenar Xhevdet Ferrit e Fatmir Koçit, të cilët ata kanë pa kthyer 250.000 dollarë. Ministria e Kulturës duhet të përgjigjet për këtë skandal e shumë skandale të tjera. Z. Minarolli  pazaret i bëje ti me nga 40 e 50 milionë e jo unë që s’kam pasur mundësi pazaresh. Unë nuk bëj pjesë në njerëz aventurierë, as nuk kam ofenduar apo kërcënuar njeri.

Grushtet i ke përdorur ti ndaj regjisorëve, kjo është prezantuar në shtypin e përditshëm, unë vetëm kam thënë të vërtetën. Unë përpara se të shkruaja në media, të kam lajmëruar përpara, bile të kërkoj ballafaqim publik, as kundërshtoj në shtyp të pavërtetat e mia. Z. Sekretar i Partisë Humbëse nuk ke asnjë të drejtë ligjore të anulosh skenarët e aprovuar dhe të fushës skenar të paaprovuar ose të fusësh në prodhim hajdutët. Sipas letrës tënde, unë të kam kritikuar në shtyp, duke përdorur shpifje, manipulime dhe deformime të realitetit, ti pse nuk u përgjigje njëherë dhe t’i mohoje thëniet e mia. Është e udhës që letrën e anulimit të ma prezantoje më parë mua se sa ministrisë. Kjo është mosburrni e thikë mbas shpine. Kllëfi i kësaj thike është partia që t’i përfaqëson. Z. Minarolli parabola e lëvizjeve të tua mendore jep një varësi nga pararendësit e tu. Ata të shtrydhën deri në ekstrem. Ti ke një ekuilibër të paqëndrueshëm në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Kjo e fundit është cilësi e virtualitetit tënd ose domethënia njerëzore e miqve të tu. Në marrëdhënie me njerëzit, je një ndërmarrje e vështirë dhe i paqendruar. Ti kërkon një shkëlqim artistik në një lavdi të diskutueshëm. Të mungon harmonia e mendimit. Nuk je në gjendje të përpunosh gënjeshtrat që shpik vet, jo më të jesh drejtues në rrugën e Kinematografisë. Ti erdhe në oborrin e kësaj qendre nga politika që krijojnë në Shqipëri arkitekturën e poshtërsisë. Të mungon aftësia për të njohur kapitalin e artit që lidhet me historinë e Kombit tonë. Kultura Kombëtare e këtë të huazuar. Është e brishtë dhe thellon konflikte të vazhdueshme. Virtyti dhe marrëzia ta tradhtojnë rafinatën. Letra e Minarollit drejtuar Ministrisë së Kulturës është një përgjigje e pashpallur dhe e kamufluar. Ky person në ikje i tradhtuar nga rafinata e vet nuk mund të japë përgjigje. Kjo është një arsye më shumë, që përgjigjja të vijë nga ministrja Kumbaro. Ku është bazuar në ligj ky person i çekuilibruar ose më mirë me thënë ky përmbysës i mendimit Kolegjial të Komisionit?

A ka ndonjë përgjegjës në këtë institucion për konstatimet që ka veçuar Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Kineastët për përvetësimet e vazhdueshme?

A do përgjigjet dikush?!

 

Kino-Regjisor