Bashkim KOÇI/ Jeta me “ambulancën në krah” për 50 vjet e Marci Janos

598
Në jetë nuk është e rëndësishme të jesh në qendër të vëmendjes, por të vihet re mungesa jote kur nuk je. Në krahinën e Myzeqesë së Poshtme, në Libofshë, edhe pse kanë kaluar kaq vite, mbi 35 vjet, Marci Kozma Jano, infermierit, emri i të cilit ka mbetur si “doktori shëtitës”, është pjesë e debateve apo ngjarjeve që kanë lidhje me shëndetin e njerëzve, me sëmundjet, me përkujdesjen që tregon shteti për trajtimin e hallexhinjve, të cilët e keqja i çon të trokasin në derën e mjekut. Ky personazh, qysh sa filloi të shërbente si infermier, ka mbetur në gojën e popullit të thjeshtë, të gjithë asaj zone, pa fillim e anë, me emrin “Marko Kauri” i cili shërbeu për më shumë se 50 vjet, deri në vitin 1980, fiks një vit përpara se të ndahej nga jeta. Mos kini frikë të ndërmerrni një hap të madh nëse është e nevojshme. Nuk mund ta kaloni humnerën me dy hapa të vegjël! Djali njomëzak i Janove të Libofshës na e paskësh pasur ëndërr të shkollohej në një profesion që të kishte lidhje, që të mund të shërbente banorëve të Libofshës se i biri i Kozma Janos, Marci, do të nisej për në Vlorë, “aty ku na qënkej ajo mësonjëtorja që të bënte doktor”.Libofshës jo vetëm me punë të drejtëpërdrejtë, por edhe me zemër. Dhe ky profesion, sipas bashkëkohësve të tij, na qënkej ai i infermierit, të cilin, aso kohe, e identifikonin me atë të mjekut. Fjala mori dhenë në të gjithë fshatrat e zonës së Libofshës se i biri i Kozma Janos, Marci, do të nisej për në Vlorë, “aty ku na qënkej ajo mësonjëtorja që të bënte doktor”.

Sigal


E mira që bën njeriu në jetë, sakrifica që tregon për t’ju gjendur tjetrit në një ditë të zezë për të, të sjell veçse dritë. Marci Jano, ky “mjek” i padiplomuar, por me aftësi të jashtëzokonshme për të qënë i tillë, për një gjysmë shekulli mbeti me çantën në dorë, atë “çantën magjike” ku i sëmuri, i pashpresi, i lodhuri nga jeta për shkak të shëndetit, e shikonte Marcin si të ish ai, “i dërguari i Shën Kozmait” për t’i shërbyer njerëzisë. Dashuria për jetën, për punën, për profesionin është si një trëndafil në besimin tonë, një mbretëri për zemrat që kurrë nuk vyshken. Në këtë kuptim marrëdhënia më e fortë midis individëve që i jep formë familjes, shoqërisë dhe kombit është dashuria. Edhe infermieri Marci Jano ende njihet e vlerësohet për humanizmin e veçantë që e çfaqte në të gjithë qenien e tij, për shërbimet “të cilësisë së lartë”, po të kemi parasysh që institucioni i tij, “çanta e infermierit”, i kishte të gjitha specialitetet; kirurgun, infeksionistin, okolistin, madje, në jo pak raste, edhe gjinekologun. Sepse ai e filloi të kryente këtë detyrë humane në një kohë tjetër, këtu e 85 vjet më parë, kur “Lala i Myzeqesë” nuk kish parë e dëgjuar për “njerëz magjistarë” që të shëronin nga sëmundjet. Të gjithë banorët e thërrisnin “doktor Marci”, sepse ai ishte i vetmi punonjës i mjekësisë aso kohe në Myzeqenë Perëndimore. Nganjëherë njeriu ndalet dhe mendon sesi ka arritur deri këtu, sesi ka mundur të dalë i nderuar për punët që ka kryer, sesi nuk shkeli, qoftë edhe një herë, në “dërrasë të kalbur” për punën që bën?! Marci Janon, djaloshin, që përveç profesionit të infermierit nuk dinte gjë tjetër, e bëri me emër, e bëri njeriun që nuk guxoi kush ta zëvendësonte në detyrën që kryente për një gjysmë shekulli, “njëshin” e të gjithë saj zone, jo vetëm pasioni për “t’i gjetur fundin” këtij profesioni të nderuar e human, por edhe falë kualifikimeve, falë mençurisë së tij për të “vjedhur” nga dituria e profesionistëve të mëdhenj, të dëgjuar e me emër për kohën, siç ishte doktor Anastas Doga, studiuar e formuar si mjek në Austri. Jo pa interes e me synim për të kapur majat e kualifikimit, Marci Jano ndoqi dhe mundi të mësojë nga mjekë të tjerë të dëgjuar të mes shekullit të kaluar, si Loni Gjini, Jovan Ndreko, Llazar Bozo, Spiro Shenpjetra, Loni Jano, Mihal Sallabanda e të tjerë. Falë edhe faktit që Infermier Marci hynte në grupin e atyre që kishin “gjak të ëmbël”, ai iu bë ferrë veprimtarëve që angazhoheshin në Kryqin e Kuq të shoqërive perëndimore e që vepronin në qytetin e Vlorës. Aty atij iu rrit besimi se ishte i aftë për t’i shërbyer mirë e me besnikëri njerëzve të vuajtur. Në jetë, nganjëherë, ndodh që të mbyllen të gjitha dyert. Për Marci Janon ato mund të ishin të mbyllura, por jo të kyçura. Kjo përkon me Luftën e Dytë Bortërore, me pushtimin nazifashist. Marci e priti këtë murtajë të mbarënjerëzimit indinjatë, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël, Llaqi dhe Mihali, dolën me armë në duar qysh ditët e para të prillit 1939. Po arma e një infermieri, e një punonjësi të shëndetit të popullit kush mund të ishte? Marci punoi në spitalin e Tiranës pranë doktor Frederik Shirokës, aty ku edhe mund të ndjehej më i dobishëm për fatet e vendit. Sigurisht, në një farë mënyre, fati e kishte ndjekur hap pas hapi, ashtu si kishte shpirtin, idealet. Aty, pra në spitalin ku shërbente si infermier, u njoh edhe me figura të njohura patriotike, si Shyqyri Pezën, Ali Demin, Petraq Mushën e shumë të tjerë. Arrestimi i të vëllait më të vogël, Mihal Jano, i cili punonte si shegert në Tiranë, së bashku me disa shokë e bashkëfshatarë të vet, të cilët merreshin me veprimtari antifashiste, Marci do t’i shpëtonte me ndërmjetësinë e Shyqyri Pezës dhe Frederik Shirokës. Kuestori i Tiranës, Papalilo, të cilit i kishin mjekuar të birin, të plagosur në një atentat, bëri “një sy qorr e nje vësh shurdh” në çastin që Marci ia mbathi rrugëve të Tiranës për të humbur gjurmët. Dy duart për një kokë, koka për Atdheun, thotë një fjalë e urtë. Ajo çka i ngjau në spitalin e Tiranës, pra ato rrethana, e detyrojnë Marcin, apo siç e njihnin në Tiranë, Marko Kaurrin, të largohet nga e dhe të kthehej në vendlindjen e tij, në Libofshë, pranë familjes. Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. Eshtë thënie nga Elyari, por që merr një kuptim të veçantë, që ka lidhje me jetën e infermierit-mjek, Marci Jano. Në muajin shtator të vitit 1943 Marci do të martohej dhe po atë ditë gëzimi, martesa iu kthye në makth, pasi dasma dhe shtëpia u prishën e u boshatisën. Iu vu fjaka nga forcat kolaboracioniste të fashizmit, të cilët e bënë në shenjë hakmarrjeje. Disa kohë më parë në shtëpinë e tyre qe mbledhur Besëlidhja e Myzeqesë, nën drejtimin e Spiro Mojsiut, Pipi Bakallit, Rrahman Ruçit, Llazar Bozos etj., ku u vendos prerazi lufta pa kompromis ndaj pushtuesve dhe krijimi i formacionit më të madh partizan jo vetëm në Myzeqe, por në mbarë Shqipërinë, Grupi i Parë Partizan i Myzeqesë në Qarkun e Beratit.
Ndoshta ka qënë ky momenti fatlum që shtëpia e Janove të kthehej në spital të improvizuar partizan, ku drejtor, mjek, infermier, menaxher e gjithçka tjetër që kishte lidhje me shërbimin do të ishte Marci. E shoqja, Lefta, nënë Katerina, motra Llamba, aktivistët antifashistë të fshatit dhe disa robër italianë ishin pjesë e personelit të mjekimit dhe të shërbimit të të pagosurve që vinin nga fronti i Luftës. Sipas shënimeve të mbajtura me kujdes nga doktor Marko Kauri, apo Marci Jano, pranë shtëpisë-spital të drejtuar nga vetë ai, iu shërbye jo vetëm banorëve të Libofshës e fshatrave perrreth, por edhe partizanë të ardhur nga fronti i luftës, italianë të mbetur robër, armenas, të cilët kishin dezertuar nga ushtria naziste , pilotë të forcave aleate anglezë dhe amerikanë gjatë rënies nga goditjet e nazistëve kur avjonët drejtoheshin nga Kajro dhe Bari drejt frontit të Lindjes etj. Shpirti rritet me ritmin e tij vetiak, ushqehet vetë dhe stervitet vetëm. Kjo ka qenë rruga që ndoqi gjatë gjithë jetës së tij Marci Kozma Jano. Të gjithë të moshuarit të gjallët dhe ata që nuk jetojnë më, e mbajnë mend mirë imazhin e pastër të Doktorit, atë fytyrë të imët, të vrarë nga hallet e jetës. Çanta e zezë prej meshini, ku mbante ilaçet (jo video përgjimi), gjilpërat, fashot e bardha për të lidhur plagët, penicilinat, sulfatot, jodin, kininat, alkool dhe llampën me kutinë metalike të punës për sterilizim, ishte “Ambulanca” e vetme dhe shumë funksionale e këtij infermieri të pashembullt . Ai ishte i pa përtuar dhe i kudondodhur. Rrallë e gjeje në shtëpi vetëm sa për të marrë informacionet që vinin për njerëzit në nevojë nga sëmundjet. Gjatë verës dhe dimrit, me një biçikletë të vjetër “Bjanka”, të blerë në Vlorë në vitet 20 – të shekullit të XX -te, ishte e vetmja makinë urgjencë për t’ju ardhur në ndihmë mijra banorëve të Myzeqesë Perëndimore. Edhe gjatë muajve të dimrit, ku në këmbë e ku me pelën e fortë që përdorte për rrugët e largëta, shkonte fshat më fshat e në çdo familje për të vizituar dhe për të parë shëndetin e fshatarëve, të njerëzve të cilët e shikonin si dritën e shpresës për jetën. Ishin kohëra të vështira për popullin e Myzeqesë. Aso kohe nuk kishte ambulanca, as personel njekësor; nuk kishte ilaçe. Tuberkulozi, malarja dhe sëmundje të tjera që bënin kërdinë. Ai nuk ishte thjeshtë një infermier. Marci Jano kishte një pasuri, gjënë më të bukur në Botë: Dashurinë për njerëzit.